Trump përsërit kërkesën për Groenlandën: Danimarka mosmirënjohëse, nuk e mbron dot

21 Janar 2026, 15:30Bota TEMA
Trump përsërit kërkesën për Groenlandën: Danimarka

Presidenti i SHBA, Donald Trump përsëriti të mërkurën kërkesën e tij për kontroll të Groenlandës, duke argumentuar në Davos se “asnjë komb apo grup kombesh nuk është në ndonjë pozicion për të qenë në gjendje të sigurojë Groenlandën, përveç Shteteve të Bashkuara”.

“Çdo aleat i NATO-s ka detyrimin të jetë në gjendje të mbrojë territorin e vet”, tha ai. “Ne jemi një fuqi e madhe, shumë më e madhe nga sa e kuptojnë njerëzit”.

Trump vazhdoi duke e kritikuar Danimarkën si “mosmirënjohëse” për refuzimin e heqjes dorë nga kontrolli i Groenlandës, duke pretenduar se kombi i detyrohej SHBA-së për mbrojtjen e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Doni të them ndonjë gjë për Groenlandën? Do ikja pa folur por nuk do merrja vlerësime për një gjë të tillë. Unë kam shumë respekt për njerëzit e Groenlandës dhe të Danimarkës, por çdo aleat i NATO duhet të jetë i aftë të mbroj vetën. Por asnjë vend dhe asnjë komb nuk mund ta mbroj Groenlandën më mirë se SHBA. Ne jemi një forcë e madhe më shumë nga sa njerëzit e mendojnë. Njerëzit e kuptuan forcën tonë para disa ditësh në Venezuelë. E kemi parë forcën e SHBA edhe në luftën e dytë botërore, kur Danimarka ra përballë gjermanëve me vetëm 6 orë luftime dhe ishte e paaftë për ta mbrojtur vetën e saj dhe as Groenlandën dhe këtë mbrojtje e bëmë ne. Ajo mbrojtje e Groenlandës na kushtoi shumë ne. Danimarka e di këtë gjë se ata nuk kishin shanse. Ne kemi ngritur baza ushtarake për Danimarkën. Ne kemi luftuar për Danimarkën për ta ruajtur atë copë akulli se është e vështirë ta quash copë toke. E ruajtëm Groenlandën dhe e nuk lejuam që armiqtë të kenë akses në atë pjesë të Hemisferës veriore. Pas luftës që ne e fituam, pasi pa SHBA ju do ishit duke folur gjermanisht mbase pak edhe japonisht… Pas luftës ne ia kthyem Groenlandën Danimarkës, ishim shumë idiotë që e bëmë atë gjë, por e bëmë, dhe sa mosmirënjohëse është Danimarka tani. Tani vendi ynë dhe bota përballet me më shumë rreziqe së kurrë më parë për shkak të armëve dhe raketave për të cilat nuk mund të flas këtu”, tha Trump.

2 Komente

  1. A
    Andi

    Po mos te ishte Stalini qe e fitoje I vetem lifted e dyte boterore, edhe ti idjot do flisje gjermanisht,kur hyte ju ne lufte ruset ishin ne portal e Berlinit,

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maro

      Ky nuk eshte mire perfundimisht.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje