Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Kanadaja mbijeton falë mbështetjes amerikane, duke kritikuar ashpër kryeministrin kanadez Mark Carney për mungesë mirënjohjeje ndaj SHBA-së.
Deklarata u bë gjatë një fjalimi të Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
“Kanadaja jeton sepse ekzistojnë Shtetet e Bashkuara”, tha Trump, duke theksuar se siguria e Kanadasë varet drejtpërdrejt nga mbrojtja amerikane.
Presidenti amerikan u shpreh se SHBA-të ofrojnë mbrojtje jo vetëm për veten, por edhe për aleatët e saj, përfshirë Kanadanë, përmes projekteve të mëdha ushtarake.
Ai përmendi ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore “Golden Dome”, duke thënë se ky sistem do të mbrojë automatikisht edhe Kanadanë.
“Do të ndërtojmë kupolën më të madhe të artë që është ndërtuar ndonjëherë. Vetë natyra e saj do ta mbrojë Kanadanë”, u shpreh Trump.
Gjatë fjalimit, Trump lidhi deklaratat e tij edhe me nevojën, sipas tij, që SHBA-të të marrin kontrollin e Groenlandës, territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës, duke argumentuar se kjo është thelbësore për sigurinë amerikane dhe ndërtimin e sistemit të ri mbrojtës.
Ai akuzoi gjithashtu Kanadanë se përfiton nga mbrojtja amerikane pa treguar mirënjohje politike.
“Kanadaja merr shumë favore falas nga ne. Kryeministri juaj dje nuk ishte mirënjohës”, tha Trump, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Mark Carneyt.
Deklaratat e Trump pritet të shtojnë tensionet mes Uashingtonit dhe Otavës, në një kohë kur siguria globale dhe marrëdhëniet mes aleatëve perëndimorë janë tema kryesore të diskutimeve në Davos.
Ky eshte me probleme psikike. Gaboi Gruenlanden me Islanden
"narcizizëm patollogjik",më keq nuk bëhet!!një vit e gjysëm më parë kjo mostra e paraqiste forumin e davosit si fole gjarprinjsh,ku "bidellberg" e "rotshildët" nën urdhërat e masonëve bënin namin mbi gjithë botën!sot që gomerët e amerikës e vunë si mutin për feste,na del e pëllet në këtë "fole gjarprinjsh"!çka të bëj sëmundja psiqike,nuk e ka problem jo vetëm të lëpijë ato që ka thënë por dhe të thotë "janë më të ëmblat që egzistojnë"!!
Kanadaja eshte shtet me nivel me te larte jetese se Ameriqia
Sigurisht, sepse si shtet parazit perfiton shume nga USA, perfshire mbrojtjen qe nuk harxhojne, 70% te eksporteve. E kupton sa shume mireqenia Kanadeze varet nga USA?
Yyyyyt cope dhjami me 2 sy
Eshte koke-tul, nje injorant i pashok... por duhet t'i jemi mirenjohes sepse ai n'a zgjidhi luften qe kishim me Azerbajxhanin duke prur paqen... Hahahaha!!!
Kanadaja te ndertoje arme berthamore per mbrojtje. Amerika nuk ka me shtet. Drejtohet nga nje i cmendur.
Duhet krahasuar fjala qe mbajti Carney me ate qe mbajti Trump per te kuptuar drejtimin qe po merr bota. - - - - - - - Uroj qe kryeministri shqiptar te degjoje, analizoje, dhe te marre vendimin e duhur per Boardin Drejtues ne Gaza.
Zoti na ruajte...