Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të “angazhohet në mënyrë konstruktive” në marrëdhëniet ndërkombëtare, por theksoi se qëndrimi i tij për Groenlandën është “absolutisht i qartë”.
Duke folur për këtë çështje, Starmer përsëriti se “e ardhmja e Groenlandës është vetëm për popullin e Groenlandës dhe Mbretërinë e Danimarkës”, duke hedhur poshtë çdo ndërhyrje të jashtme.
Ai gjithashtu pretendoi se kritikat e ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj marrëveshjes së Mbretërisë së Bashkuar për dorëzimin e Ishujve Chagos kishin si qëllim ushtrimin e presionit ndaj tij për të ndryshuar qëndrimin mbi Groenlandën. Sipas Starmer, fjalët e Trump për Chagos ndryshonin nga qëndrimet e mëparshme mbështetëse që ai kishte shprehur gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.
“Presidenti Trump i përdori këto deklarata me qëllimin e qartë për të ushtruar presion mbi mua dhe Britaninë në lidhje me vlerat dhe parimet e mia për të ardhmen e Groenlandës,” tha Starmer.
Ai shtoi se Trump dëshiron që ai të tërhiqet nga qëndrimi i tij, por theksoi prerazi: “Unë nuk do ta bëj këtë.”
Po ishujt Maldvine kujt i takojne ...!!!????.... Mentaliteti i perandorise qe mund te beje cfare te doje vazhdon ashtu si per ti futur amerikaneve thiken prapa shpine e leshuat ishullin e Diego Garcias, atje ku interesat e juaja perputhen ju jeni Okay , edhe amerikanet duan ta marrin ishullin e rrembyer nga danezet ................
qeke bo katnar tashti??malvinet(malvinas,për argjentinën,falklandinseln,për GB)janë pjesë e GB!!sado të hash ti GB ka qënë gjithnjë me bole!sa për diego garsia nuk është një gjë e filluar dje a sot!!ka kohë që kur filluan të mos interesoheshin më për shumë pjesë të perandorisë së tyre!!bile ata prapë bazën do ta ruajnë me një kontratë 99 vjeçare!!