
Kryetari i Shefit të Shtabit të Përbashkët, Mark Milley, pranoi mundësinë e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë.
Ai beson se javët e ardhshme mund të përcaktojnë rrjedhën e mëtejshme të luftës.
Lajmin e bën të ditur agjencia ukrainase “Ukrinform”, duke cituar intervistën e gjeneralit amerikan për Fox News.
“Besoj se gjithmonë ekziston mundësia e përshkallëzimit, duhet ta menaxhojmë dhe të vlerësojmë shanset e përshkallëzimit të cilën po e bëjmë”, theksoi fillimisht Milley.
Gjenerali shtoi gjithashtu se sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës.
Sipas Milley-t, kjo lejon “të menaxhohet dhe të parandalohet përshkallëzimi”.
Shefi i ushtrisë amerikane u shpreh se “betejat operative vendimtare” midis forcave ukrainase dhe pushtuesve rusë në Ukrainën lindore janë duke u zhvilluar.
Kujtojmë se qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me sisteme raketash breshërie (MLRS) si ndihmë e huaj.
Sipas raportimeve të mediave, është duke u konsideruar transferimi i MLRS-ve, por jo me mundësinë e goditjeve nga distanca.
Lini një Përgjigje