Përkthyesja shqiptare 'bie' në rrjetën e “Daily Mail”, 8.000 paund për të nxjerrë nga kampi një shqiptar

5 Maj 2025, 13:34Bota TEMA
Përkthyesja shqiptare 'bie' në rrjetën e “Daily

Media britanike Daily Mail ka ekspozuar një skandal të ri që konsiston në një skemë fitimprurëse, të cilën po e përdorin përkthyesit zyrtar të Home Office, duke përfituar miliona paund për të nxjerrë nga qendrat e ndalimit, të njohur si (kampe) emigrantë të paligjshëm, kryesisht shqiptarë.

Në rrjetën e gazetarëve investigativë ka rënë edhe përkthyesja shqiptare Eglantina Legisi, e cila edhe pse e kontraktuar si përkthyese nga Ministria e Brendshme, së bashku me kolegë të saj, po ofrojnë shërbime të paligjshme për lirimin me kusht të emigrantëve.

Mail ka zbuluar se përkthyesit kërkojnë 3,000 paund për të vepruar si dëshmitarë të rremë në gjykatë dhe për të siguruar lirimin me kusht të shqiptarëve të kapur duke hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me pasaporta false ose me gomone e kamionë.

Pas investigimit të gazetës angleze, Ministria e Brendshme nisi një hetim urgjent dhe premtoi "veprim të shpejtë dhe vendimtar nëse është e nevojshme".

INVESTIGIMI:

Garantët e rremë dëshmojnë në gjykatë sikur janë të afërt të emigrantëve dhe premtojnë se do i strehojnë në shtëpitë e tyre nëse lirohen me kusht, por në realitet nuk kanë asnjë lidhje me të ndaluarit dhe nuk kanë problem që këta të jetojnë kudo – përfshirë edhe vende jashtë kontrollit të autoriteteve – nëse lirohen pa pajisje gjurmimi.

Organizata e mbikëqyrjes së avokatëve gjithashtu nisi një hetim pasi një avokat i tha gazetarit tonë (të infiltruar) se mund ta merrte çështjen edhe pse ishte i vetëdijshëm se garantuesi po paguhej dhe nuk kishte asnjë lidhje me emigrantin, duke shpjeguar se do t’i përgatiste ata për "atë që pritej të ndodhte në gjykatë."

Gruaja që organizon këtë skemë mburret se është "100 për qind" e suksesshme. Ajo na shpjegoi se, meqenëse ajo dhe garantuesi që do siguronte punonin si përkthyes të pavarur për Zyrën e Brendshme, e njihnin "çdo gjë" për sistemin e imigracionit nga brenda.

Garantuesit dhe emigrantët e ndaluar marrin udhëzime se çfarë duhet të thonë dhe u tregohen fotografi të njëri-tjetrit për të mashtruar gjyqtarët që të besojnë se kanë lidhje mes tyre, tha ajo.

Garantuesit paguajnë një shumë garancie, zakonisht 1,000 paund, që gjithashtu u paguhet atyre paraprakisht nga emigranti i paligjshëm ose të afërmit e tyre. Kur gazetari i infiltruar shprehu shqetësime se gjyqtari mund të dyshonte për mashtrimin, ajo me të qeshur ia ktheu: “A mendon se qeverisë i intereson? Hajde tani, të lutem.”

Operacioni i saj i paligjshëm ishte një nga disa skema garantuesish të rremë që Mail zbuloi se po drejtohen nga shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, në atë që është kthyer në një treg të lulëzuar për të përmbushur qindra kërkesa për lirim me kusht që shkojnë çdo javë në gjykatë.

Hetimi ynë gjithashtu zbuloi se përkthyesja e Home Office që organizon skemën ishte shfaqur në televizion në Shqipëri për të kritikuar trajtimin e emigrantëve shqiptarë në Britani, ndërsa njëkohësisht planifikonte të mashtronte autoritetet britanike.

“Verifikimet për garantuesit gjatë seancave të lirimit me kusht zgjatin vetëm disa minuta dhe përfshijnë disa pyetje bazë. Garantuesit shpesh paraqiten në gjykatë përmes telefonit nga makinat dhe liria me kusht u jepet edhe kur përgjigjet e tyre janë të pakuptueshme dhe shpjegimet për shuma të mëdha parash në llogaritë e tyre pranohen pa hetim. Shqiptarë të tjerë publikojnë video në rrjetet sociale që tregojnë si të hiqen pajisjet e gjurmimit që vendosen si kusht për lirim me kusht.”

Udhëzimet ligjore të Zyrës së Brendshme për gjykatësit e imigracionit thonë se një "Mbështetës Financiar i Lirimit me Kusht" duhet të jetë një i rritur me qëndrim të përhershëm në Mbretërinë e Bashkuar, me një lidhje personale me emigrantin e ndaluar, ose të veprojë në emër të një organizate të njohur që kujdeset për mirëqenien e tij.

Gjykatësit duhet të vlerësojnë "besueshmërinë dhe reputacionin" e çdo garantuesi dhe, nëse është e nevojshme, nëse emigranti ka një adresë të përshtatshme për të jetuar para se të japin lirimin me kusht. Por familjarët e emigrantëve në ndalim zakonisht postojnë kërkesa për garantues në grupe shqiptare në Facebook në Mbretërinë e Bashkuar, shpesh me urgjencë sepse të afërmit e tyre po përballen me deportim.

Eglantina Legisi, një përkthyese e pavarur në Mbretërinë e Bashkuar që punon përmes agjencive për Home Office, gjykatat dhe policinë, si dhe për një avokat që merret me raste imigracioni, u përgjigj në tre nga këto kërkesa duke u kërkuar atyre që kishin nevojë për garantues të kontaktonin me të.

Përkthyesja, e cila vetë erdhi në Mbretërinë e Bashkuar e fshehur në një kamion pasi përdori pasaportë false për të ikur nga Shqipëria, më pas shpjegoi si funksiononte skema për një gazetar të infiltruar gjatë një takimi afër shtëpisë së saj në Ëelling, Kent.

Ajo i tha gazetarit, që po shtirej si mik i një shqiptari të ndaluar pasi hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, se për 3,000 paund, plus 1,000 për garancinë, mund të merrte një përkthyes tjetër që punon për Zyrën e Brendshme për të vepruar si garantor.

Zonja Legisi e siguroi gazetarin të mos"frikësohej" për zbulimin e mashtrimit, duke thënë se ajo dhe avokati do ta përgatisnin para seancës dhe se në gjykatë do t’i bënin vetëm disa pyetje të thjeshta. Për sa kohë që ai lirohej pa pajisje gjurmimi, mund të jetojë kudo dhe të punojë në mënyrë jozyrtare, shtoi ajo.

Ajo tha se avokati ku do e referonte çështjen e dinte që do përdorej garantues i rremë dhe "çdo gjë" që po bënin.Në një takim të mëvonshëm me Hassan Malik nga HM Legal Ltd në zyrat e tij në Rainham, Essex, ai ishte i gatshëm të vazhdonte edhe pse gazetari ngriti tri herë shqetësimin se emigranti dhe garantuesi nuk njiheshin, dhe ishte i vetëdijshëm që garantuesi po paguhej 3,000 paund.

Ai i tha se do të kërkonte 3,500 paund për tarifat dhe gazetari do të duhej të fliste direkt me znj. Legisi për garantuesin dhe "çfarëdo që ajo po kërkon për atë".

Deri në 12,800 shqiptarë që hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar shkelën kushtet e lirimit me kusht midis janarit 2022 dhe majit 2023.

Sekretari i Brendshëm në hije nga Konservatorët, Chris Philp, tha: “Këto raportime janë një turp. Këta përkthyes paguhen për të ruajtur integritetin e sistemit, por në fakt po e mashtrojnë sistemin dhe publikun britanik – shpesh për të ndihmuar emigrantët ilegalë të qëndrojnë në vend.”

Ai kërkoi që përkthyesit të shkarkohen “menjëherë” dhe të hetohen për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës. “Sistemi i imigracionit po keqpërdoret në shkallë industriale dhe nevojitet reformë rrënjësore”, shtoi Philp.

“Të gjithë avokatët duhet të përmbushin standarde të larta profesionale siç e pret publiku. Ky raport ngre shqetësime serioze. Ne po hetojmë dhe nëse gjejmë prova të keqbërjes, do të marrim masa për të mbrojtur publikun”, tha një zëdhënës i Autoritetit Rregullator të Avokatëve.

Avokati Malik mohoi çdo faj, duke thënë se nuk dinte për ndonjë pagesë për garantuesin, dhe se ishte informuar se ai do e njihte të ndaluarin pasi ishin të dy shqiptarë. Ai tha se znj. Legisi nuk punon për firmën e tij dhe komentet e saj nuk përfaqësojnë qëndrimin e tij apo të firmës. Znj. Legisi nuk iu përgjigj kërkesave të shumta për koment./ Përktheu A2CNN

31 Komente

  1. k
    kot

    Per sa kohe disa njerez trajtohen ende si kafshe, normal qe do kete edhe keshtu "zgjidhjesh". Eshte turp t'i quash disa njerez ne 2025 "ilegale" e t'u heqesh lirine e t'i trajtosh si kafshe vetem se kerkojne nje jete me te mire. Po kjo eshte bota... investon miliarda dollare ne arme e municione qe njerezit te vrasin njerezit, e trajton njerez te tjere si qytetare te dores se dyte vetem se kane lindur te varfer. Varferia sjell pastaj dhe krimin dhe marzhinalizimin.

    Përgjigjjuni
    1. f
      francezi

      si nga pakistani ke komentuar

      Përgjigjjuni
      1. q
        qytetar

        Edhe pakistanezet, njerez jane, o "francez". Harrove shqipot e 1990 ? Ne se jo ti, me siguri qe ke patur vlla, moter, kusherinj, komshinj, miq dhe te aferm qe kane qene "ilegalet" e asaj kohe....Aji vertete ka shkelur ligjin. Po me se shumti, une e denoj veprimin e saj per faktin se kerkon para. Ne se kete akt do e bente per humanizem, nuk do ta denoja aspak.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lani

          Na hash MUTIN ti edhe pakistanezet e tuje....ska njerz me te poshter moterqi shqiptar

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cinxo

            O Lan. Ik ne shkolle, o "lume e det" se le nam. Nje fjali, tete gabime.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Berati

            Nuk egziston e drejta per "nje jete me te mire". Ekzistojne kufijte dhe ligjet e vendeve brenda atyre kufijve. Merri tek shtepia jote nese te vjen keq. Edhe une kam qene emigrant i paligjshem por asnjehere nuk kam pretenduar se kam ndonje te drejte hyjnore qe te qendroj ilegalisht ne vendin ku isha.

            Përgjigjjuni
        2. Vetëm zezaket kanë qefe anglezët se i pallojne gratë treshe

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lani

            Te Ka qi ndonje zezak Ty ose Morten ose gruantate qe thua zezakt qij fort ...moterqi njeri...bjere gruan ta Qi une super...

            Përgjigjjuni
            1. Po ty mer lani të qifsha kockat pse të djeg?, Të qin zezaket bythën?

              Përgjigjjuni
          2. E
            Emigrant 97

            Ore qenke me gjithe mënd ‘kot’. Po genjeshtra ne gjykate denohet me burg more, vec moralit qe ndoshta nga halli detyrohesh. Po nuk kane frike, nuk arrij ta kuptoj. Sidomos kjo perkthyesja rrezik ka bere betim qe nuk merret me gjera te tilla. Uroj mos pësoj ndonje denim te rende. Para me pisllek.

            Përgjigjjuni
            1. k
              kot

              nese une jam kot, ti je super kot... nuk e mbrojta veprimin e perkthyeses, po ju duhet te lexoni shume libra para se te kuptoni thelbin e komentit tim... edhe nuk ka nevoje te shash thjesht se nuk je me te njejtin mendim si komentuesit e tjere...

              Përgjigjjuni
            2. T
              Trapajani

              Kot fare,,,,koment afrikan,,,,po pyeti taksapaguesit anglez,,ju duan brenda ne vend te tyre,,po meri ti ne shtepin tende,,,ti po bon mamin se erdhe 10 te huaj ne kampin ne shqiperi,,,shteti ka ligjet o afrikan,,,

              Përgjigjjuni
            3. X
              Xen Brrisha

              Maloket po qelbin rruzullin.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lani

                Dukesh qe nga mbiemeri qe je moterqi. Si Sali bersiha.maloket ta rrasin Karin me goje

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Malokeve cekic ballit

                  Maloket ta hane karin.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Ceceni maloqeri,,

                    LANI si malok qe je mbron maloket,,po me zezake ca ke qe i mbron,,ke mor gru angleze mer kodosh,,,po prap malok ngelesh,,anglez nuk bohesh kurr,,

                    Përgjigjjuni
                2. n
                  noname

                  kjo duhet deportuar nesecesht vertete ......na flliqen dhe keta me gjoja intelekt ....turp

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fic

                    Nuk rrinë shqiptarët pa u marë me punë të pista.....ta bëj për humanizëm po e mbyllim një sy por e bëjnë për të fituar....

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Ju zente mallkimi i nje nene

                      Ju befshin kancer ato paret e emigranteve , mos pafshi nje dite te bardhe e pagofshi brez pas brezi ??? Ju mallkon nje nene e nje emigranti qe e ka vujt ne kuris o njeres te koruptuar me ne krye Legisin qe dhe e paska vujt ne kuris ptu plera sot ne vitin 2025 ku ngrihen me te madhe te drejta e njeriut ju shfrytezoni si kafshe plera ???

                      Përgjigjjuni
                      1. Anglezët duan vetëm zezak ti qind fort grate

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xaku

                          te mbeten zezaket ne goje apo ke eksperienca o kokloqe anglie

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ana

                            E ke te sigurte se ta ka thene jot shoqe, u qafsh hallin anglezve ti, shiko kete eglatinen qe rrjep emigrantet e shkrete dhe thoni qe i ndihmon! Pas kesaj, home office nuk do i lejoje as me garanci te dalin nga kampi, u prishi pune dhe atyre qe me te vertet kane njerez ne Angli!

                            Përgjigjjuni
                            1. Ana ti han kar zezaku 100%

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Ana

                                Po qe se e ha edhe gjyshja jote o flliqesire, te ka ngec zezaku ne goje qe kur e ke provu familjarisht, pis i qelbur!

                                Përgjigjjuni
                          2. L
                            Lani

                            Kjo eshte baxhelle mashtruse thithse

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Detari

                              sunitet ngelen ne per kampe bashke me muslimanet e tjere pakistanez lol fatale bijte e kastriotit me gomone dhe islam...

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lani

                                Edhe ti le nam me sunitet sunitet aje shqiptar e buure? Apo je greek apo sllav qe na ke kaq inat mor Aman

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Abu Albani

                                  Tourkofagos eshte me shume shqiptar se ty o malok.

                                  Përgjigjjuni
                              2. ?
                                ???

                                Si e hapte bythën kjo duke u mburrur në filmimet pa ditur që kishte rënë si miu ne grackë!! Tipike si shume shqiptarë pa tru që mburret e fryhet! Prit kur ta rrasin brenda këtë dhe ata që kanë bashkëpunuar dhe ti heqin dhe nënshtetësinë britanike nqse e ka!! Kështu ndodh kur i hypën kalit mbrapsht ..

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Po ..

                                  Eshte nga ana Saliut kjo … ja di radhën si të zhvati ..

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Asd

                                    Nuk ben dot pune me shqiptaret. Jane lindur per dallavere!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje