
Mes viktimave të mbytjes së emigrantëve në bregdetin italian në Cutro janë mbi 20 trupa fëmijësh, disa binjakë madje edhe foshnje.
Forcat e shpëtimin nxorën edhe trupat e dy binjakëve nga deti, ndërsa një foshnjë u gjet në plazh. Sipas disa vlerësimeve, rreth njëzet fëmijë të moshave të ndryshme vdiqën nga fundosja e anijes në Itali.
Mediat italiane shkruajne se emigrantët “nuk kishin kohë të kërkonin ndihmë” dhe disa nga të mbijetuarit do të kishin arritur në bregdet me sforcon e tyre. Ishte një telefonatë që erdhi rreth orës 4 në departamentin e operacioneve ajrore të Guardia di Finanza në Vibo Valentia që shkaktoi alarmin.
Në telefonatë nuk u dha asnjë lajm për aksidentin për shkak të gjuhës angleze të dobët të telefonuesit. Operatorët e qendrës operative, megjithatë ndien se diçka mund të kishte ndodhur dhe njoftuan policinë.
Pak para orës pesë të mëngjesit, një peshkatar duke kaluar nëpër zonë vuri re varkën tashmë të shkatërruar dhe disa trupa që 'notonin' në ujë.
mbytja e jo "përmbytja"!!