VIDEO/ Përmbytjet: Mbi 95 viktima në Spanjë, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar

31 Tetor 2024, 12:30Bota TEMA
VIDEO/ Përmbytjet: Mbi 95 viktima në Spanjë, vazhdojnë

Ekipet e emergjencave në jug të Spanjës vazhdojnë kërkime me shpresën për të gjetur të mbijetuar pas përmbytjeve shkatërruese.

Autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 95 personave deri më tani. Me qindra ushtarë janë angazhuar në Valencia, një nga rajonet më të goditura, për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Disa zona mund të aksesohen vetëm përmes helikopterit. Mbreti Felipe i Gjashtë paralajmëroi për shkatërrim të madh të infrastrukturës dhe si rezultat, bllokimin e disa komuniteteve.

Banorët tregojnë tmerrin e përjetuar duke theksuar se stuhia ishte “si një cunami”. Pamje të publikuara në rrjete sociale shfaqin vërshimin e ujit të krijojë kaos duke marrë përpara automjete.

Dhjetëra persona janë të zhdukur. Aktualisht në Spanjë ka polemika lidhur me njoftimin e qytetarëve pasi pretendohet se alarmi për motin e keq është lëshuar me 11 orë vonesë.

Kryeministri Pedro Sanchez u kërkoi qytetarëve që të mos lëvizin nga zonat e sigurta pasi alarmi mbetet në fuqi për të paktën 12 provinca.

@gazetatema Pamjet nga ajri/ Skena apokaliptike në Valencia pas përmbytjeve #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound - Gazeta TemA

Lini një Përgjigje