Përplasje e armatosur mes Afganistanit dhe Pakistanit në kufi, 32 të vrarë

12 Tetor 2025, 16:15Bota TEMA
Përplasje e armatosur mes Afganistanit dhe Pakistanit në kufi, 32

Dhjetëra luftëtarë humbën jetën gjatë përplasjeve të armatosura në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit, kanë njoftuar të dyja palët të dielën, duke e bërë këtë përballje luftarakisht më të rëndë mes dy vendeve që nga ardhja e talibanëve në pushtet në Kabul, sipas Reuters.

Ushtria pakistaneze tha se 23 ushtarë të saj ishin vrarë gjatë përplasjes. Ndërsa talebanët njoftuan se në anën e tyre kishin humbur 9 luftëtarë.

Tensionet kanë shpërthyer pasi Islamabad kërkoi nga talebanët që të veprojnë kundër militantëve që kanë intensifikuar sulmet në Pakistan, duke thënë se këta militantë veprojnë nga baza në Afganistan. Talibanët, që morën pushtetin në vitin 2021, e mohojnë praninë e militantëve pakistanezë në territorin e tyre.

Të dyja palët kanë pohuar se kanë shkaktuar humbje shumë më të mëdha tek pala tjetër, pa ofruar prova të këtyre pretendimeve. Pakistan tha se ka vrarë më shumë se 200 luftëtarë të talibanëve dhe aleatëve të tyre afganë, ndërsa Afganistani njoftoi se ka eliminuar 58 ushtarë pakistanezë.

Përplasjet duket se kanë zgjatur deri të dielën në mëngjes, sipas zyrtarëve të sigurisë pakistaneze.

Kabuli njoftoi të dielën se kishte pezulluar sulmet me kërkesë të Katarit dhe Arabisë Saudite. Të dyja vendet e Gjirit Arabe kishin shpallur shqetësimin për përplasjet.

5 Komente

  1. Z
    Zgjidhja u gjet:

    Mos u merzisni, kete lufte e ndalin ata ne Oslo te Norvegjise qe japin cmimin Os-kar per Paqen dhe ajo qe mori per vitn 2025 Maria e Venezueles e fshehur per me shume se nje vit.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Njerzimi ka more fund VK

      Përgjigjjuni
      1. I
        I zgjuari

        Neser ne mengjes kjo lufte mbaron me urdher te Trumpit. Mos kini merak fare!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapajane hesapi

          Kjo perplasje do te nxjerre ne plan TE pare kerkese e Trapit per kthimin ne duart e ushtrise amerikane te ish bazes se Saj ushtarakeve ne Afganistan. Loje luftash me viktima.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Igor

            Ne te gjitha shtetet muslimane ju shesin popujve qe Islami dote sundoj boten Qesharake ne vend qe te thuan se Muslimanet dote zhdukin njeri tjetrin nuk ju duhet armik nga jashte .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje