Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet këtë të premte, 24 tetor, në Mbretërinë e Bashkuar. Ai shkoi fillimisht në Windsor, ku u prit nga Mbreti Charles, për herë të tretë për këtë vit. Më pas iu drejtua 10 Downing Street, ku zhvilloi një takim me kryeministrin britanik Keir Starmer. Ky i fundit, krah liderit ukrainas, rikonfirmoi “angazhimin absolut për të përballuar sfidën e agresionit rus”. Duke lavdëruar “guximin dhe vendosmërinë” e Zelenskyt, Starmer tha: “Ajo që shohim nga Putini është një mungesë e plotë vullneti për t’u angazhuar”
“Besoj se këtë javë mund të ushtrojmë presion të fortë mbi naftën dhe gazin rus. Kemi bërë hapa të mëdhenj përpara që tani”, shtoi ai.
Siç shkruan BBC, kryeministri britanik tha se Britania është “mbështetësi dhe aleati më i afërt” i Ukrainës, por pranoi se ka ende “më shumë për të bërë në aspektin e kapaciteteve, veçanërisht… kapacitetet me rreze të gjatë”, si dhe në garancitë e sigurisë “kur të vijë momenti”.
Në përgjigje të komenteve të Starmerit, Volodymyr Zelensky falenderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen “që nga fillimi i luftës, por veçanërisht tani, është shumë e rëndësishme”.
Ai akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për shtyrjen e Ukrainës drejt një “katastrofe humanitare”.
“Putini nuk tregon se dëshiron ta ndalë luftën”, shtoi ai. Zelensky theksoi se ka ende nevojë për përmirësim të kapaciteteve me rreze të gjatë të Ukrainës, një temë që kryeministri britanik pritet ta diskutojë me liderët evropianë gjatë raundit të ardhshëm të bisedimeve me të ashtuquajturin “koalicion i të gatshmëve”.
Starmer dhe Zelensky u përqafuan jashtë rezidencës 10 Downing Street në momentin e mbërritjes së presidentit ukrainas, një mesazh i qartë, sipas BBC, se Britania dëshiron të mbetet një nga aleatët më të besueshëm të Ukrainës.
Vizita e Zelenskyt vjen pas një sulmi të suksesshëm të Ukrainës ndaj një fabrike kimike ruse, duke përdorur raketat britanike Storm Shadow. Ndërkohë, jashtë Mbretërisë së Bashkuar, presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj dy prej kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, në përpjekje për të ushtruar presion mbi Moskën që të hyjë në negociata.
Dy bythqire bashke
Ky bythe-qiri Starmer e me rradhe udheheqes te tjere Perendimore sa jane shtrenguar e puthur me zhelen Zelensky nuk jane shtrenguar e puthur me grate tyre. Keta shtrengoju me zhelen nga na tjeter me qindra te vrare qytetare e ushtare te Ukraines e ne vecanti rini.
Ore Starmer je ne metro moooo, e shtrengove nje here ne mengjez Zelenskyn perseri te njejten pune edhe ne darke ? Po cfare lesh Kryeministri i GB je, kur tall karin edhe Edi Rama me ty, qeverine tende dhe me te gjithe qytateret e tu, qe ushqen nga shtepite e barit prej cunave te kukesit.
Po kjo lufte kryesisht per interesat e britanikeve behet , domosdo do ta puthi e perqafije qafirin qe çoji per lesh me qindramijera te rinj ukrainas !!!!! Lufta do te kishte mbaruar pa filluar por britaniket ma koke lakren ne krye e detyruan Zhelen te mos beje paqe por te shkerdheje ate vend para e mbrapa . Aktori qesh si debil nga lumturia !!!!!!!!!!!