Tjetër provokim ajror, avionët rusë shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë! Rrezik për përplasje fatale me NATO-n

23 Tetor 2025, 21:27Bota TEMA
Tjetër provokim ajror, avionët rusë shkelin hapësirën

Lituania, një vend anëtar i NATO-s, njoftoi se dy avionë ushtarakë rusë shkelën përkohësisht hapësirën e saj ajrore gjatë ditës së sotme.

Sipas ushtrisë lituaneze, bëhej fjalë për një avion luftarak Su-30 dhe një avion cisternë Il-78, të cilët qëndruan brenda hapësirës ajrore të vendit për rreth 18 sekonda.

Në përgjigje të incidentit, avionë spanjollë të dislokuar në kuadër të misionit të NATO-s në Baltik u ngritën menjëherë për tu përgjigjur ndaj incidentit.

Lituania, e cila kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit, është pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut që nga viti 2004.

2 Komente

  1. I
    Igor

    Si mundeshte te ndodhe nji gje e tille kur e gjith nato,ja ndodhet ne shtetet Balltike ,ose nuk guxoni ose lajmet jane te reme.

    Përgjigjjuni
    1. C
      C'a bohet keshtu

      Eshte "fake news" hapesira ajrore e Lituanise nga avionet luftarake Ruse nuk eshte shkerdhyer me falni shkelur 18 sekonda, por shume e shume me teper......20 sekonda.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje