Pezullimi 5-ditor i sulmeve amerikano-izraelite ndaj centraleve bërthamore të Iranit - Netanyahu ‘i heshtur’, refuzon të komentojë

23 Mars 2026, 13:45Bota TEMA
Pezullimi 5-ditor i sulmeve amerikano-izraelite ndaj centraleve bërthamore

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka reaguar pas njoftimit të presidentit të SHBA, Donald Trump, për një armëpushim pesë-ditor në sulmet ndaj objekteve energjetike iraniane, në kontekstin e bisedimeve produktive me Iran.

Sipas raporteve të mediave izraelite, zyra e Netanyahut nuk ka lëshuar asnjë deklaratë dhe nuk ka reaguar ndaj kërkesave për koment.

Ndërkohë presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvilluan “biseda produktive” gjatë fundjavës, dhe se ai do të pezullojë sulmet ushtarake kundër centraleve të energjisë iraniane për një periudhë pesë-ditore.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se vendimi për shtyrjen e sulmeve u bazua në “tonin dhe përmbajtjen” e diskutimeve.

“Kam kënaqësi të raportoj se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar, gjatë dy ditëve të fundit, biseda shumë të mira dhe produktive lidhur me një zgjidhje të plotë të armiqësive tona në Lindjen e Mesme”, shkroi ai.

 

3 Komente

  1. I
    Igor

    Dy Fashistet e botes qe vrasin femij njeri vjedh teritore kurse tjetri vjedh naften e huaj dhe bota nuk guxon tjua thot te verteten dhe heshtin kurse neve e paguajm cmimin e luftes keta duhet denuar me burgim te perjetshem.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Netanyahu eshte 2 metra nen toke, sflet dot

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqipëria bëhet ????????

        Inshallah..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje