Plani 10-pikësh i Polonisë për të mbyllur luftën

28 Mars 2022, 09:39Bota TEMA

Plani 10-pikësh i Polonisë për të mbyllur luftën

Polonia është një ndër shtetet që ka pasur rolin më të madh ndër vendet pro-perëndimore, sa i përket vendeve të Bashkimit Evropian, duke pranuar deri tani mbi 2 milionë refugjatë ukrainas dhe duke lobuar ndërkombëtarisht për kauzën e Kievit.

Së fundmi, Polonia ka dalë edhe me një plan prej 10 pikash, i cili sipas zyrtarëve, mund të ndihmojë në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit.

Cilat janë ato?

E para, lidhet me ndërprerjen tërësore të bankave ruse nga sistemi SWIFT. Një pjesë e mirë e tyre janë futur në këtë skemë, por gjëja nuk është përfundimtare. Kjo, pasi procedurat vonojnë dhe potencialisht Moska mund t’i hedhë sytë nga Pekini dhe India për të vijuar funksionimin.

Azil për dezertorët ushtarakë. Kjo është pika e dytë e diskutuar. Mirëpo, ajo mund të mos jetë ideja më e mirë, pasi mes radhëve të dezertorëve, mund të infiltrohen edhe spiunë rusë.

Pezullimi i propagandës ruse në Perëndim është pika e tretë. Televizionet ruse RT dhe Sputnik, janë mbyllur në Britaninë e Madhe. Por, disa vende evropiane, ende nuk e kanë marrë hapin vendimtar.

E katërta lidhet me bllokimin e anijeve ruse në portet evropiane. E pesta, e ngjashme, lidhet me rrugët tokësore drejt vendit Siberian.

Sanksionimi i oligarkëve dhe njerëzve pranë Putinit është pika e shtatë e planit polak. Një pjesë shumë e madhe e miliarderëve rusë dhe njerëzve me pushtet dhe influencë është sanksionuar. Por, sërish, ka vend për më shumë sipas polakëve.

Sa i përket qytetarëve dhe lëvizjes së tyre, në pikën e shtatë, përfshihet edhe heqja e vizave për të gjithë rusët drejt Bashkimit Evropian.

Në vazhdën e sanksioneve, si pikë e tetë, përfshihet edhe ndëshkimi i gjithë bazës së partisë së Putinit, Rusia e Bashkuar.

Teknologjitë ushtarake që Rusia mund t’i përdore, duhet të bllokohen sipas planit polak dhe pika e dhjetë – e fundit – ka të bëjë me përjashtimin e Rusisë nga çdo organizatë ndërkombëtare.

Jo zgjidhje

Gjithsesi, për ekspertë të ndryshëm, kjo nuk është zgjidhja.

Sipas gazetares polako-amerikane, Anne Applebaum, do të ishte më e besueshme nga pala polake, nëse do të bllokonin drejtpërdrejt kamionët që kalojnë drejt Rusisë si edhe të bojkotonin qymyrin rus. Varshava, ende po e blen atë, pavarësisht situatës së luftës.

Kjo sipas saj, ndodh sepse Qeveria nuk ka mundur të implementojë reforma energjetike në vend dhe tashmë detyrohet të përdorë resurset ruse.

E njëjta gjë ndodh edhe me vende të tjera të unionit, të cilat e kanë të pamundur të shkëputen nga Rusia tërësisht sa i përket resurseve.

Lini një Përgjigje