Sipas Sergey Lavrov, ministrit të Jashtëm rus, nuk ka shanse realizimi për planin e paqes të hartuar nga Ukraina, duke e quajtur atë “të pamundur” për t’u vënë në zbatim.
Kështu ka thënë ai gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila po zhvillohet në New York të SHBA-ve.
Diplomati ka sulmuar SHBA-të dhe Perëndimin, duke i përshkruar ata si mbrojtës të interesave vetjake të një rendi ndërkombëtar në rënie.
“SHBA-të dhe kolektivi perëndimor vartës i saj po vazhdojnë të ushqejnë konflikte, të cilat e ndajnë artificialisht njerëzimin në blloqe armiqësore dhe pengojnë arritjen e qëllimeve të përgjithshme”, u tha ai zyrtarëve.
Ata po bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar formimin e një rendi të vërtetë botëror shumëpolar, vijoi më tej Lavrov.
Teksa, nuk ngurroi të akuzonte gjithë bllokun perëndimor se po përpiqet të detyrojnë botën të luajë sipas rregullave të tyre të përqendruara tek vetja.
Lavrov tha gjithashtu se plani i propozuar i paqes i Ukrainës, si dhe propozimet e fundit të OKB-së për të ringjallur iniciativën e grurit të Detit të Zi ishin të dyja “jo realiste”.
“Kjo është plotësisht e pamundur”, tha Lavrov për një plan paqeje prej 10 pikash të promovuar nga Kievi.
“Nuk është e mundur të zbatohet kjo. Nuk është realiste dhe të gjithë e kuptojnë këtë, por në të njëjtën kohë, ata thonë se kjo është baza e vetme për negociata”.
Më tej, ai bëri me dije se Moska ka ndërmend të jetë aktive në bisedimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, jo vetëm diplomatikisht për konfliktin në Karabakh, por edhe me trupa paqeruajtëse.
“Jerevani dhe Baku në fakt e zgjidhën situatën”, nënvizoi Lavrov. “Ka ardhur koha për ndërtimin e besimit të ndërsjellë. Ka trupa ruse që me siguri do ta ndihmojnë këtë”
Rusia ka misione paqeruajtëse në Nagorno-Karabakh, një enklavë armene separatiste brenda Azerbajxhanit, ku Baku nisi një ofensivë këtë javë.
Udhëheqja etnike separatiste armene e Nagorno Karabakut tha sot se kushtet e armëpushimit të tyre me Azerbajxhanin po zbatoheshin, me vazhdimin e punës për dërgimin e ndihmës humanitare dhe evakuimin e të plagosurve.
Per muzhiket eshte e pranueshme vetem pushtimi i tokave te te tjereve. Po c'rend te ri doni ju o muzhike, ju jeni te marre fund, Te kujtoni ate fabulen e mizes ne kurriz te elefantit. Elefanti ketu eshte kinezi, jo ju.
"Kështu ka thënë ai gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara"ishte një mbledhje e këshillit të sigurimit dhe jo e asamblesë!!asambleja e përgjithëshme përbëhet nga 190 shtete,këshilli i sigurimit nga 15 dhe të ftuarit!