Ç’po ndodh me amerikanët? Studimi publikon gjetjet shqetësuese

17 Shtator 2022, 12:01Bota TEMA

Ç’po ndodh me amerikanët? Studimi publikon gjetjet

Disa përfundime të pabesueshme janë publikuar nga një prej agjencive më serioze amerikane të sondazheve.

Gati 1/3 e amerikanëve besojnë se Shtetet e Bashkuara mund të pushtohen nga një fuqi e huaj dikur gjatë dekadës së ardhshme, sipas një sondazhi të fundit të agjencisë së mirënjohur YouGov që tregoi rreth një pesimizmi të thellë publik për të ardhmen e vendit.

Të pyetur mbi gjasat e 15 “skenarëve të tmerrshëm politikë” në 10 vitet e ardhshme, 31% e të anketuarve thanë se ishte të paktën disi e mundshme që SHBA-ja të pushtohej nga një vend i huaj. 12% mendonin se ishte shumë e mundshme.

SHBA-ja ka qenë fuqia dominuese qysh prej epokës së pasluftës dhe vazhdon të shfaqë forcën ushtarake më të përparuar në botë.

Megjithatë, rritja e shpejtë e Kinës për t’u bërë një kundërshtar i mundshëm në Azi dhe sfidat e vazhdueshme të sigurisë të paraqitura nga Rusia në Evropë, pavarësisht rënies së saj pas Luftës së Ftohtë, kanë shkaktuar shqetësime midis politikëbërësve në Uashington, ankthet e të cilëve duket se kanë rënë edhe mbi publikun e gjerë.

50% e të anketuarve nga YouGov thanë se SHBA-ja kishte të paktën disi të ngjarë të humbiste statusin e saj të superfuqisë në 10 vitet e ardhshme, duke përfshirë 20% që thanë se kjo ishte shumë e mundshme.

Të anketuarit kishin gjithashtu një perspektivë të zymtë për punët e brendshme të Amerikës.

47% të anketuarve mendonin se një “kolaps total ekonomik” ishte ose disi i mundshëm (27 %) ose shumë i mundshëm (20 %).

1 në 4 thanë se një luftë civile midis republikanëve dhe demokratëve ishte të paktën disi e mundshme, dhe mbi 1/3 (37%) ndiheshin në mënyrë të ngjashme për një luftë civile në përgjithësi.

Rreth 31% e të anketuarve thanë se ishte të paktën disi e mundshme që SHBA të bëhet “një diktaturë fashiste”, krahasuar me 21% që thanë se vendi mund të shndërrohej në “një diktaturë komuniste”.

Sondazhi i YouGov, i publikuar më 7 shtator, kreu intervista me mbi 1.000 amerikanë mbi 18 vjeç midis 1 dhe 4 shtatorit.

Ky nuk është i vetmi sondazh që ka nxjerr të tilla përfundime. Gjetje të ngjashme u publikuan edhe muajt e shkuar nga kompani të tjera sondazhesh.

4 Komente

  1. t
    tartarini

    Eshte e vertete qe pamja e se ardhmes eshte e erret, rruga ne te cilen po ecet nuk ka nje perspektive optimiste kur shikon qe behen thirrje per socializem, racizem, hapje kufijsh, dmth shkaterrim te vendit dhe marrjen e virusit kanceroz komunizem, vetshkaterrim ,nga kavje politike dhe adoleshent politikane ndoshta dhe armiq te kombit.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      E verteta eshte akoma me e tmerrshme: sistemi politik "demokratik" ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte plakur teresisht dhe ka rene ne dore te kater familjeve qe riciklohen: Bush-Clinton-Obama -Trump, te cilet tashme jane plakur. Por me e keqja eshte plakja e shtetit amerikan qe pandeh se eshte me i fuqishmi ne bote dhe merr persiper konflikte te armatosura ne te cilat eshte ndare me humbje te medha. Duke mos nxjerre mesime nga deshtimet historike ne Kore, Gjirin Persik, Vietnam, Siri, Afganistan etj.; tani po kruan briret me Kinen dhe Rusine...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sara

        pasojat e makthit te teorive kospiratove si Q Anon

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti

          Hajde lajm hajde. Edhe shqiperia sipas disa sondazheve nga dekada e ardhshme do arrije 1.4 milarde banore dhe do sulmoje Kinen.....Pordhe me rigon.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje