"Po përgatit dhjetëra mijëra ushtarë", Zelensky: Rusia nuk po kërcënon vetëm Ukrainën por të gjithë Europën

11 Prill 2022, 11:22Bota TEMA

"Po përgatit dhjetëra mijëra ushtarë", Zelensky:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia po përgatit dhjetëra mijëra ushtarë për ofensivën e radhës në pjesën lindore të Ukrainës, sipas prestigjiozes Reuters.

Duke folur me ligjvënësit e Koresë së Jugut, ai tha se Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet të ndalojë.

Presidenti ukrainas tha se Rusia nuk po kërcënon vetëm Ukrainën por edhe Europën dhe se ka shkatërruar infrastrukturën kryesore të Ukrainës, duke përfshirë të paktën 300 spitale.

“Dhjetëra mijëra ushtarë rusë po grumbullohen për ofensivën e radhës dhe ne kemi nevojë për më shumë  ndihma që ti mbijetojmë luftës,” theksoi Zelensky.

Lini një Përgjigje