Prokurorët polakë po hetojnë një komplot të dyshuar rus që përfshin kanaçe të mbushura me eksplozivë, të cilat janë futur kontrabandë në Poloni për përdorim të mundshëm në sulme me dronë.
Sipas gazetës polake Gazeta Wyborcza, kanaçet, të emëruara si misër, dyshohet se janë futur në Poloni në vitin 2024 nga një shtetas ukrainas i rekrutuar nga agjencia e inteligjencës ushtarake ruse, GRU.
I dyshuari, i identifikuar vetëm si Władysław D., thuhet se i ka marrë eksplozivët nga një depo e fshehur e GRU-së në një varrezë në Lituani, përpara se t’i transportonte përtej kufirit.
Më pas ai dyshohet se i ka dërguar në Poloni dhe i ka lënë kanaçet pranë një nyjeje autostrade afër qytetit të Lodzit, në qendër të vendit.
Hetuesit më vonë kanë zbuluar edhe kanaçe të tjera në depozitën në Lituani, dhe kanë vlerësuar se fuqia shpërthyese e tyre ishte e barasvlershme me 2.8 kilogramë TNT.
Ekspertët kanë deklaruar se eksplozivët do të kishin qenë mjaftueshëm të fuqishëm për të dëmtuar rëndë një automjet ose për të shkaktuar lëndime të rënda për njerëzit përreth.
Një nga skenarët që dyshohet se është marrë parasysh nga GRU ishte montimi i këtyre kanaçeve në dronë për t’i përdorur si ngarkesë shpërthyese në sulme të mundshme.
Zyra Kombëtare e Prokurorit të Polonisë e ka konfirmuar për TVP World se ky rast është pjesë e një hetimi më të gjerë për operacionet hibride ruse në Evropë, duke përfshirë tentativa sabotimi dhe dërgimin e bombave ndezëse me postë. /Telegrafi
NATO dhe shoket polake flejne me lepurin ne bark, cdo gje qe shikojne qofte edhe nje hedhurine apo kanace te ndryshkur e dyshojne per mjete lufte apo bomba sulmuese te hedhura nga Rusia. Shoket polake na kujtojne kohen e femijerise qe me kanace te ndryshkura me nje vrime shume te vogel mbi te i vendosmin siper nje grope te vogel te mbushur me uje ku brenda saj kishim hedhur karbit dhe pas disa sekondave mbi te vendosnim nje leter te ndezur dhe kanacja fluturonte siper duke leshuar nje zhurme si te nje bombe molotov. Po pse kjo qenka Ushtria e NATO-s qe tmerrohen edhe nga kanace konservash, hajde trima hajde. Tall karin Putini dhe NATO ne alarm.
Nuk kuptova ketu sa thone me siper ne artikull .....se e bene ruset ...me demek ??!!! Kanoçet konserva u gjeten ne Lituani ne nje depo (varreze) dhe u sollen nga nje Ukrainas ne Poloni dhe u lane ne rruge ????!!!! Po ku jane ruset ne kete mes ??!! Origjina e mallit (kanoçe-bombe) Lituania (NATO), ...transportuesi kanoçeve qytetar Ukrainas ( kelysh i NATO-s) dhe depozitimi ne rruge Polonia , po gjithashtu NATO...!!!!! Hemm po ruset ku jane xhanem ...he ..??!!!
Sallatë polake.deri Ketu ka arritur idjotesia sa te krijosh gjepura te tilla për konsum propagandistik.
Ja yre b¥q!ra të Putanit që po komentojnë këtu lart.