Në të gjitha rrëfimet pas telefonatës midis liderëve evropianëve dhe Donald Trump përmendet një fjalë: “Kancelari gjerman Friedrich Merz ishte i shokuar”. Çfarë ndodhi në atë takim, në të cilin morën pjesë edhe Emmanuel Macron, Donald Tusk dhe Keir Starmer dhe që pasoi bisedën telefonike dyorëshe midis Trump dhe Putin dhe si shkoi në të vërtetë diskutimi, këtë e dinë vetëm udhëheqësit.
Por përfundimet që ka nxjerrë Gjermania janë të qarta: Putini nuk do t’i ndalë luftimet dhe Trump nuk do të mbështesë sanksione të reja, ato që Merz kishte kërkuar në Kiev së bashku me Zelenskyn, nëse Kremlini nuk do të pranonte negociatat e paqes. Telefonata midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit u quajt në Berlin menjëherë si “shfaqja e fytyrës së Trump”. Në të vërtetë (edhe pse jo formalisht), Trump është gati të braktisë Ukrainën.
Wall Street Journal ishte e para që e shkroi këtë, dhe pak më vonë shtypi gjerman e konfirmoi. Trump thuhet se u tha evropianëve se Putini nuk dëshiron t’i japë fund luftës pasi ai ndihet i sigurt për fitoren. Një zyrtar i lartë gjerman që ishte i pranishëm gjatë telefonatës (apo që i ka lexuar transkriptet) i tha Politico: “Duket sikur Putinit i duhet më shumë kohë për të luftuar dhe Trump po e ndihmon ta marrë këtë”.
Në këtë pikë, ka ardhur një ndryshim i politikës gjermane. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha në një intervistë për FAZ, se “Putini nuk dëshiron ende paqe”. Edhe retorika e Friedrich Merz ka ndryshuar gjithashtu brenda pak ditësh: “Nuk kemi iluzione. Nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë”, tha ai në Vilnius, ku kishte vizituar Brigadën e 45-të të Blinduar, e para e vendosur jashtë territorit gjerman. “Është një proces që sapo ka filluar”, thotë kancelari, “i cili mund të zgjasë me javë, ndoshta edhe me muaj”.
Friedrich Merz po mëson se çfarë do të thotë të japësh ultimatume dhe të bësh premtime si kryetar qeverie, pa qenë në gjendje t’i mbash ato. 18 sanksionet evropiane të paralajmëruara u bllokuan nga Trump dhe Kancelari i ri gjerman e gjen veten në pozitë të vështirë.
Nga ana tjetër, ekziston serioziteti maksimal në lidhje me angazhimin gjerman. “Jemi të gatshëm të bëjmë më shumë, nëse është e nevojshme. Më shumë presion mbi Rusinë dhe më shumë ndihmë për Ukrainën. Financimi nuk do të jetë problem”, – tha Merz. Pistorius hodhi hipotezën edhe për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ndërsa synonte rritjen e personelit të ushtrisë. “Nëse vjen koha kur të kemi një kapacitet më të madh sesa regjistrimet vullnetare, atëherë mund të vendosim të vazhdojmë në një mënyrë të detyrueshme” – tha ai.
Parashikimet për atë që po ndodh në terren në Ukrainë janë të zymta. Një ekspert ushtarak i respektuar, Nico Lange, ish-nënsekretar i Mbrojtjes i CDU-së, është i bindur se Putini “nuk kërkoi kurrë një armëpushim, por e përdori këtë kohë vetëm për të krijuar mundësi të reja ushtarake” dhe se ofensiva tokësore ka filluar tashmë. Përveç 4 territoreve të aneksuara Moska “do të përpiqet të përparojë në tre rajone të tjera, Sumy, Kharkiv dhe Dnipropetrovsk për të krijuar probleme të reja për negociatat”. Kështu bëhen 7 rajone të diskutueshme, jo më 4.
Megjithatë, gjëja më e rëndësishme për gjermanët dhe evropianët është t’i mbajnë amerikanët të varur. Që nga ditët e para në detyrë, Merz ka ndjekur një qasje të butë, duke u përpjekur paksa të kopjojë atë të britanikut Starmer, për të parashikuar kërkesat e mundshme të SHBA-së dhe për t’i “thënë faleminderit”. Ai dëshiron të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, ku ndoshta do të pritet pas rreth 10 ditësh. Por telefonata për Ukrainën e ngriu, e “tronditi” dhe kjo ndodhi shumë kohë përpara tarifave prej 50% mbi produktet e BE-së.
Në qarqet e NATO-s dihet se ndihma amerikane duhet të zgjasë deri në verë, dhe pastaj, nëse republikanët në Senat nuk rebelohen, do të jetë radha e Evropës, dhe para së gjithash e Gjermanisë. Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ndarjen e inteligjencës dhe mbështetjen e satelitëve Starlink, Evropa duhet të jetë në gjendje të mbështesë Ukrainën. Sigurisht, me Trumpin çdo gjë është e mundur, madje edhe që pasi i ktheu shpinën Ukrainës, ai bën një piruetë anti-Kremlin. Por, siç thotë një diplomat gjerman, ajo që po shohim tani ishte skenari më i keq: “dhe për fat të keq duket se po bëhet realitet”.
Corriere della Sera
Rusia eshte nje makineri lufte ,i ka kthyer te gjitha uzinat per prodhim armesh apo pjesesh ,nuk ka per te ndaluar ,thjesht po e lodh ukrainen dhe evropen ,evropa duhet te gjeje rastin tani te fuqizohet
O xhambas ha nje sufaqe e lere strategjine e luftes te tjerve,Ke folur me ndonje avgane ?Me pushke vjetra 100 vjecare mauzer fituan mbi Rusin tend makin lufte e USA super potence, kur nje popull lufton ne te drejte ska ushtri te fitoje mund ta mundi per pake kohe por nuk e pushton karakterin zakonet vendin kombsine nje populli.
Po Gimo ke te drejte. Shume te drejte. Kur 1 popull lufton per te drejten e tij tokat e tij historine e tij ai eshte i pathyshem. Pa lere pastaj kur kjo e drejte eshte ne anen e ruseve. Ska force ne bote qe i ndalon e jo me pastaj pederaste si zhelja dhe macroni. I ke bere ndonjehere vetes pyetjen ore pse nuk ndihen keta pedersate per gjenocidin ne gaza ku 1 popull i tere po masakrohet??????????????? A nuk te ben pershtypje qe 1 hebre ne ukraine do qe tiu mari tokat ruseve?????????? Nuk eshte strategji e elitave dhe hebraike qe bota te jene e zene me gjera te tjera dhe mos te meret me gazen?????????
Ik mor ben shkerdhata, kurve putiniste. Deri dje nuk gjeje dot Ukrainen ne harte, sot na dike te drejtat historike. O te pjerdhsha trute. Po Rusia ashtu eshte zgjeruar gjithe historine mor kurve e pjerdhur, duke zaptuar fqinjet. Te benin te gjithe si Putana do behej Europa shoshe se do zaptonin secili rajonet fqinje me minoritete, edhe greku Himaren. O te dhjefsha mor shkerdhate qe na kakarit dhe ti propagande ruse.
Egziston nje popull UKRAINAS o ben, cfare do ky popull, kujt i ka rene me qafe. Prej ketu fillo dhe arsyeto pastaj, se dukesh inteligjent.
Po polaku ne qoshe cfare leshin do aty?
Vizatimet e Ed Droges neper tavoline. Meqe nuk e kane futur brenda, ka lene gjurmet neper mure.
"Hahahahaha"! Mren vrej mos o Sahaleja. Po osh aj, jan 100 dreqen. E sun ka bir kurve me e qit jasht, rri si mut mas t mdhajve, si mahere qy rrite si muti m shi m krah t Micotaqit kur vdiq Janullatsi.
Ore ..imi, mos haro se ukrainasit dhe rusët janë nje kombë, historikisht kanë jetuar bashkë, kjo luftë është pjellë neofashistëvet të perendimit me të ukrainës…!