Presidenti finlandez: Nuk ka gjasa që të anëtarësohemi në NATO para shtatorit

21 Qershor 2022, 17:04Bota TEMA

Presidenti finlandez: Nuk ka gjasa që të anëtarësohemi

Finlanda nuk ka gjasa të anëtarësohet në NATO para shtatorit. Kështu është shprehur presidenti i vendit skandinav Sauli Niinisto, ndërkohë që ngërçi me Turqinë nuk po gjen zgjidhje.

Presidenti finlandez u takua të martën me presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metzola, duke u fokusuar në luftën në Ukrainë dhe efektet e saj në ekonomi dhe energji.

Duke folur për gazetarët, Niinisto iu referua edhe takimit që u zhvillua dje mes delegacioneve të vendeve nordike dhe Turqisë në selinë e NATO-s. “Në fakt nuk ka pasur shumë përparim, por jemi të lumtur që takimi më në fund u zhvillua. Ramë dakord që të vazhdojmë bisedimet”, tha ai.


I pyetur nëse Finlanda mund t’i bashkohet aleancës deri në shtator, Niinisto tha: “Nuk dua të jap një datë të saktë, por nuk ka gjasa që të ndodhë para shtatorit”.

1 Komente

  1. s
    shtjefen palushi

    po ta sumamajti.... beje pas shtatorit..... bombat atje jane... nuk lujne veni.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje