Presidenti i Iranit paralajmëron: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator 2025, 22:10Bota TEMA
Presidenti i Iranit paralajmëron: Trump mund t’i vërë

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit të Lindjes së Mesme.

Sipas mediave të huaja, komentet Pezeshkian i bëri në një intervistë me rrjetin partner amerikan NBC News.

Pezeshkian tha se Trump pretendon se "administrata e tij ka ardhur për të krijuar paqe, por rruga që ata kanë ndërmarrë do t'i vërë flakën të gjithë rajonit".

Ai vazhdoi duke thënë se Irani "nuk ka filluar kurrë një luftë" dhe "nuk do të fillojë kurrë ndonjë luftë".

"Por kushdo që na sulmon, ne do të bëjmë çmos për t'i dhënë përgjigjen më të fortë", tha ai, shkruan A2.

"Ne me siguri do t'i rrisim kapacitetet tona çdo ditë në mënyrë që të parandalojmë që dikush të na sulmojë", shtoi ai më tej.

Ai foli pasi Trump përshëndeti operacionin e SHBA-së, ku shtatë bombardues amerikanë B-2 hodhën bomba mbi objektet kryesore bërthamore të Iranit në qershor.

"Asnjë vend tjetër në botë nuk do të kishte bërë atë që bëmë ne", i tha presidenti amerikan OKB-së të marten.

"Asnjë vend tjetër nuk ka pajisjet për të bërë atë që bëmë ne, ne kemi armët më të fuqishme në tokë, ne urrejmë t'i përdorim ato", ishte një pjesë e asaj që tha Trump në OKB.

2 Komente

  1. k
    kureshtari

    ....ne urejmë ti përdorim ato, ja që i përdorëm!Tash kam një pyetje pasi ke punë me çifutë dhe ti je tregtar matrapaz,sa milion dollarë të paguan për bombat?

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Lindja e mesme eshte vet fajtore se cka ndodhe ,ata e hapen kufirin ajror qe Izraeli mund te fluturon ku te don dhe tju bombardoj dhe mos haroni se mbreteria e Arabis Saudite jane me origjin Hebraike por populli injorant mendojne se jane musliman jo aspak ne shekullin 10 ai u martua me nji muslimane dhe krijoj nji ushtri dhe i farosi kundershtaret musliman dhe u be mbret ,por nji ujk mbetet ujk dhe nuk behet Qen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje