Presidenti i Lituanisë: Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik, t'i jepet fund tensioneve për Groenlandën

20 Janar 2026, 20:13Bota TEMA
Presidenti i Lituanisë: Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda deklaroi se një marrëveshje mbi ndarjen e përgjegjësisë për sigurinë e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut mund të ofrojë një rrugëdalje nga ngërçi midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për çështjen e Groenlandës.

Nauseda i tha Reuters se debati për Groenlandën po e zhvendos vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe po i shërbente Rusisë. Nauseda i kërkoi Uashingtonit të ulte tensionet.

“ Rezultati më i mirë do të ishte thjesht të biem dakord për përgjegjësinë e përbashkët për sigurinë e rajonit të Arktikut dhe rajonit të Atlantikut të Veriut. A është e mundur të arrihet kjo? Ne duhet të bëjmë çmos për të ecur në këtë rrugë, sepse kjo është rruga më e mirë”, tha ai.

1 Komente

  1. z
    zejnullahu

    z. President, sa te merrni vendime te perbashketa ju te BE, eshte shkrire e ngrire nja 5 here arktiku.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje