Kur Selçuk Bayraktar testoi për herë të parë dronët vrasës: Bayraktar TB2, në 2014, ai nuk e kishte menduar kurrë se, tetë vite më vonë, mbiemri i tij do ti ishte dhënë, një kafshëze të porsalindur në kopshtin zoologjik të Kievit, apo se do të frymëzonte një këngë himn të ushtrisë ukrainase. Ky është çmimi i suksesit!
Vitrina e lavdisë të armatimit turk, ky inxhinier 43 vjeçar, shpesh i krahasuar me sipërmarrësin amerikan Elon Musk, sot ka aureolën e heroit kombëtar.
I martuar me Sümeyye (foto poshte), vajzën e vogël të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili sapo fitoi këtë të dielë, për të tretën herë një mandat të ri në krye të vendit, ai ëshë krahasuar gjithashtu me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Gjatë gjithë fushatës, reis-i nuk u ndal së mbështeteturi tek dhëndri, duke pozuar së bashku me të në festivalin e hapësirës ajrore Teknofest, që organizohet nga Bayraktar, duke lartësuar arritjet e këtij biznesi familjar, “Baykar Technologies”, produktet e të cilit i kanë blerë dhjetra vende. “Ai është një nga ata fëmijë të atdheut që ngjallin rreth vetes një formë adhurimi”, konfirmon Sümbül Kaya, studiues në institutin kërkimor strategjik të Shkollës Ushtarake (Irsem).
Ai i mundësoi Turqisë të modernizonte armatimin, pra mishëron një njeri avangardist, por nga ana tjetër, ai është dhe një besimtar i devotshëm. Ekziston një video në internet që tregon se kur ishte fëmijë ai pati shpikur një mjet që i mundësonte të mos humbte faljen e namazit».
Figurë që ngjall siguri, simboli i fitoreve në fushatat ushtarake turke, si jashtë vendit, po ashtu dhe brenda territorit kombëtar në betejën kundër luftëtarëve kurdë të PKK-së, ai ngërthen të gjitha temat e preferuara të vjehërit të vet.
Në Twitter, përdoruesit e internetit i referohen si pasardhësi natyral, duke parë tek ai “udhëheqësin e tyre të ardhshëm”, çka e bën trajektoren e tij ti ngjajë gjurmëve në të cilat eci i ati, Özdemir Bayraktar.
Themelues i një biznesi të madh familjar i ati fillimisht u fokusua në prodhimin e pjesëve të automobilave, duke qenë njëkohësisht edhe këshilltar në bashkinë e Stambollit, të drejtuar në atë kohë nga Erdogani. Ai e mbajti këtë post edhe pranë kryeministrit nacionalist islamik, Necmettin Erbakan, që qe njëkohësisht edhe mentor i Erdoganit.
Patriarku e mësoi djalin e tij të talentuar ta donte qiellin. Pilot amator, ai i futi në gjak Selçukut të vogël si dhe dy vëllezërve të tij pasionin për aviacioniin duke i marrë me vete në fluturime mbi malet turke. Por ai i edukoi edhe me vullnetin për të punuar fort dhe mirë. “Kemi punuar në fabrikë gjatë gjithë fëmijërisë sonë”, i ka rrëfyer vitin e kaluar sipërmarrësi i ri, revistës amerikane New Yorker.
Nëna e tij, me profesion ekonomiste dhe programuese, inkurajoi pasionin e tij për kompjuterët.
Kaq duhej që fëmija të kalonte orë të tëra duke ndërtuar modelë aeroplanësh të kontrolluara me radio, një prelud i shkëlqyer për studimet e mëvonshme. “E fshihja modelin tim nën shtrat dhe vazhdoja të punoja në mënyrë sekrete”, ka zakon të tregojë ai.
Pas një qëndrimi në Universitetin Teknik të Stambollit, ai vazhdoi studimet në Universitetin prestigjioz të Pensilvanisë, në Shtetet e Bashkuara. Selcuk Bayraktar u rekrutua në punë nga Instituti famshëm i Teknologjisë (MIT) në Masaçutes ku fitoi një bursë për të punuar në sistemet e helikopterëve pa pilot.
Sapo u kthye në atdheun e tij, në 2007, “fëmija i jashtëzakonshëm” iu bashkua biznesit familjar si drejtor teknologjive të reja. Ai më pas testoi dronin e tij të parë, Mini UAV, në malet me borë të Anadollit, që shërbente për të monitoruar rebelët e armatosur të PKK-së kurde. Mbi këto baza filloi projekti që do ta bënte atë një yll: Bayraktar TB2, një dron në gjendje të fluturojë për njëzet e shtatë orë, që transporton armatime të drejtuara me lazer dhe që kushton 5 milionë euro.
Eshtë kjo mrekulli e teknologjisë turke që i ka mundësuar të vjehërit lidhje të forta dhe favore gjeopolitike. Dronët janë përdorur deri më tani në Libi, në ndihmë të qeverisë së Tripolit, pastaj në veri të Sirisë, përballë forcave kurde, por gjithashtu dhe nga Azerbaxhani në konfliktin e Nagorni Kharabakut dhe nga Ukraina në betejën kundër Rusisë.
Me këtë mrekulli teknologjike janë pajisur dhe forcat e Nigerisë, Etiopisë, Katarit, Shqiperise, Marokut, Polonisë dhe të shumë vendeve të Azisë së jugut. Pikërisht për këtë sukses dhe efikasitetin që ka pasur ky mjet në terren, konceptuesi i dronit Bayraktar, është dekoruar në vitin 2021 nga presidenti azerbaxhanas Ilham Aliyev, dhe një vit më pas nga Volodymyr Zelensky.
“Si dhëndër i Erdoganit, Bayraktar duhet të ketë domosdoshmërisht akses në informacione të privilegjuara, në veçanti brenda institucioneve shtetërore dhe me siguri është i favorizuar krahasuar me kompanitë e tjera të armatimit në Turqi”, pohon studiuesi Sümbül Kaya. Me mbi 2000 punonjës të dislokuar në një kampus në veriperëndim të Stambollit, që i ngjan atij të Google dhe me 2.8 milionë ndjekës në Twitter, Selçuk Bayraktar synon ta përdorë popullaritetin e tij në formimin e të rinjve të një vendi që po përballet me një ikje shqetësuese të trurit.
Ai parashikon gjithashtu të realizojë një avion luftarak pa pilot, që e ka pagëzuar “mollë kuqe”, dhe një makinë fluturuese. Ashtu si manjatët amerikanë, ai gjithashtu ka një ëndërr, pushtimin e hapësirës, vetëm se…
Të gjitha këto mund të ndërpriten nëse vjehërri i tij ka projekte të tjera për të. Pas fitores të së dielës Erdogan mund ti jap atij një portofol të madh ministror. “Une nuk jam i sigurt se politika i intereson-, raporton Sümbül Kaya-, por nëse vjehrri i tij ka vërtet nevojë për të, ai do t’i bindet”. “Ai është pjesë e rrethit të tij të besueshëm”, konfirmon Dorothée Schmid, nga instituti francez i marëdhënieve ndërkombëtare.
Por a ka Erdogani interes që në këtë moment të nxjerrë në plan të parë kapitalistët e mëdhenj, ndërsa fuqia blerëse ka rënë dhe korrupsioni është kthyer në qendër të vëmendjes?
Lideri i partisë AKP mund t’i ofronte gjithashtu dhëndërrit një kandidim për kryetar bashkie të Stambollit, në pranverën e vitit 2024. Ripushtimi i bashkive të humbura në 2019 si Ankaraja apo Stambolli janë prioritetet e tij. Për Erdoganin, i cili e filloi ngjitjen e tij politike me kryesimin e kryeqytetit ekonomik të vendit, gati tridhjetë vjet më parë, fitorja aty e një familjari të besuar do të ishte një revansh i plotë.
“Journal du dimanche” - Përgatiti: T Çela, Lapsi.al
''Bayraktar TB2 drones were hailed as Ukraine's savior and the future of warfare. A year later, they've practically disappeared.'' Ky eshte titulli i nje artkulli ne gazeten amerikane "business insider"
shumë të drejtë!!sidoqoftë ata bënë punën e tyre!!në një luftë është më mirë të kesh një armë të keqe se duart bosh!!bajraktarët e djeshëm,pavarsisht ndihmës që dhanë në fillimin e luftës,treguan dobësinë e madhe të propagandës dhe marketingun sulltanor turk!!ata u paraqitën si një dhuratë e sulltan salepit dhe drejtimit të tij,kurse tashti po futen në nivelin që ju takon!!pra është një mjet që mund të përdoret në një luftë asimetrike!!në luftë simetrike,pra niveli pothuajse i barabartë i palëve,luftë frontale dronët nuk zgjidhin konfliktin!dronët janë një pjesë e armatimit,por jo "wunderwaffe",arma e mrekullueshme,që vendos për fitoren!!
“Wunderwafe” eshte vetem bomba berthamore qe gjithsesi seshte provuar . Cdo arme tjeter sado e perparuar te jete ka po me ate cilesi kunderarmen e vet . Droni eshte vetem nje avion pa pilot po i pakrahasueshem nga ana teknologjike dhe e forces goditese me avionin me pilot . Eshte e vertete qe ndihmoi shume ne moralin e ushtrise se papregatitur Ukrainase ne fillim lufte por dronet nuk vendosin as 1 % te fateve te luftes . Se teknologjia antidron eshte shume me e perparuar. Duhet shtuar pavaresisht kombesise se tij ky djale duhet te jete shume i avancuar intelektualisht se te fitosh nje burse ne ate institut eshte gati e pamundur nese sje “ bambin prodigue” . Kam jetu 8 vjet ne Masachuchest ne fillimet e mia ne USA dhe e njoh mire famen e ketij instituti
ad o debili i mutit!! çfarë ishte "wunderwaffe" e dimë,por ti nuk e ke kuptuar se përse përdoret kjo fjalë(togfjalsh) sot!!sot ky togfjalsh përdoret për "një armë që nuk e kanë të tjerët!!në armë që mund të "zgjidhë" e vetme një luftë!! flm për gjithë leksionin që më ke dhënë për afttësitë e dronëve!!shumë domethënës! sa për "bambin prodigue”!?VK,e ka treguar se sa "prodigue" është,në lëpirjen e bythës së vjehrit!!pa përmëndur nivelin mediokërr të dronëve të tij!!
Deri tani e kane derguar vetem te finished dhe effective ne dy luftra( lufta armeni- Azerbaijan ku i mvishet nje pjese e madhe e merites se fitores se azerbajxhanit dhe ne ukraine ka pasur nje sukses relative nisur nga faktin qe teknologjia ruse eshte me e perparuar se who qe I eshte dhene armenise po nga ruset). Raporti keto perfitim eshte me i larti aktualisht duke u here i arritshem edhe per vende me buxhet jo shume te madh. Ne fund sikurse ka thene i madhi Ben Gurion: nuk ka rendesi se çfarë thonë xhentilët, e rëndĕsishme është çfarë bëjnë turqit. Pafshim.
toni,pak si i pakuptueshëm komenti tënd!! sidoqoftë mos harro se azerët kishin shumë armë irzrailite!! ps:ben gurion,ka qënë i një periudhe tjetër!!dhe fjalët janë për atë periudhë!!sot vlera e turqve është shumë e ulët!!në kohën e ben gurionit ishte sasia e ushtarëve që i jepte vlerën një ushtrie!!sot është gjëja e fundit për të vlersuar një ushtri!!
Toni. Thuaja troc Ceno Shurres me ke je: me Ukrainen apo Rusine ? ....................Keshtu si shkruan ti, ai nuk di c'te beje : te te shaje nga mami , apo te thote qe ke te drejte
Sigurisht me Ameriken . Doja te thoja qe te shash dronet bajraktar apo marresh per baze artikujt e business insider Kur dihet se industria e armeve ka shume konkurence dhe ne zhvillimin e saj eshte mjaft i rëndĕsishme eksporti i tyre pa bere nje analize me te thelle nuk eshte shume e besueshme pavarsisht references se perdorur.( dronet Israelit te perdorur ne luften azero-armene ishin shume me te pakte dhe ishin blere kryesisht per testim. Te perdorur si loiter munition dhe jo ne rolin e Bajraktareve qe jane pothuajse aviation pa pilot). Ne lidhje me Turqin,ukrainen apo Rusine nuk me ha shume pasi dihet qe kane interesat e tyre jo gjithmone ne lidhje me ato shqiptare. Ato turke asnjeher nuk jane perputhet plotesisht me ato shqiptare. Kujto fillimi viteve 1900 para pavarsise me xhonturqit, ne vitet 30 bashkepunimi tyre me serbet dhe greket per shpopullimin e trevave shqiptare pas viteve 50 shpopullimin Macedonia e presheves nga shqiptaret. Turqit te ne kane interesin per te na pasur ushtar te serbet kane interesat ekonomike sikurse aktualisht me aksin Turqit Hungari Serbi. KompaniA One eshte TURKE HUNGAREZE APO SERBE(kujto ndryshimin e kursit te politikes hungareze lidhur me kosoven)
ja shpetove...
E paskan kthyer Turqine, ne biznes familjar.
jo mor jo!nuk kanë faj këta,"të 300dët"dhe "grupi billderberg" i manipulojnë!!fënde,mos dil nga idiotësitë e tua!realiteti nuk bën për ty!!
asgje gabim. Njeri me shkolle, duhet te jete edhe patriot jo si dhjaret qe kane zene parlamentin e shqipekareve, injorante e fodulle qe shesin edhe pidhin qe u ka bere koken per nje grusht miell
Pse i shan greket re.
Ky dhendri i erdoganit paska shpikur dronet,kurse dhendri saliut jamboshnjaku eshte bere miliarder duke vjedhur pronat ne emer te saliut dhe me e cuditshmja se para zgjedhjeve te gjithe flisnin per kete hajdut,kurse tani heshtin derisa te vijne zgjedhjet e tjera
Atij bravo i qofte qe studjoi ne USA, punoi per MIT dhe u kthye ne Turqi. Ne keto nivele, çdo specialist do vazhdonte karrieren ne USA....Nuk e di ne se ka patur ndonje faktor tjeter percaktues. Gjithsesi, ne se e ka bere per patriotizem...chapeau !