Projekti rus: Nxjerrje nga Haga të dyshes famëkeqe

14 Qershor 2022, 15:55Bota TEMA

Projekti rus: Nxjerrje nga Haga të dyshes famëkeqe

Një besnik i Putinit ka dhënë të tjera sinjale të frikshme të asaj se ku shkojnë synimet e Moskës me nisjen e agresionit ndaj Ukrainës. Ukraina është nisja, por fundi është shumë më tepër, sipas planeve të Putinit.

“Dy heronj të popullit vëlla serb dhe dy shokët e mi, Profesor Radovan Karaxhiç , ish-udhëheqës i Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë dhe gjeneral Ratko Mlladiç, komandanti legjendar i Ushtrisë së Republikës Srpska në vitet 1994-1996, takoheshim shpesh.

Unë do t’ju tregoj për ta në detaje. Unë sinqerisht shpresoj se do të jetë e mundur që t’i nxjerrin nga birucat e Hagës, ku prej shumë vitesh përpiqen t’i dënojnë për krime të të tjerëve, të frymëzuar nga Shtetet e Bashkuara dhe ndihmësit e saj.

Serbët në Bosnje dhe populli serb në tërësi i qëndrojnë besnikë traditës së miqësisë sonë shekullore”, shkroi në Tëitter Dmitry Rogozin, drejtor i agjencisë shtetërore ruse të hapësirës Roscosmos. Përveç lavdërimit të kriminelëve serbë, Rogozin shprehu shpresën se Mali i Zi do të ishte pjesë e familjes serbo-ruse.

“Shpresoj se malazezët do të përmbysin tradhtarët dhe do të kthehen në familjen tonë. Vetëm uniteti i shpëton serbët,” tha Rogozin

3 Komente

  1. Vjosa

    Sa i ngjan vella Saliut ky Karaxhiçi.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salkari

      Sa i ngjan vella Saliut ky Karaxhici thote Vjosa .....e po tani kot nuk thone qe bytha ka 40 damare .....diku do ngjaj dhe Salia.....

      Përgjigjjuni
    2. l
      labi

      T'i beje nje nder vendit tone te marre dhe saliun ne burg ne Hage dhe te plotesohet trojka filoruse dhe serbe.Vjosa do kete te drejte,ne se nuk eshte ,Karaxhici,vellai biologjik eshte 100/100 vellai shpirteror ne ideale dhe krime,Poshte kriminelet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje