Protestë e rafinerive në Francë, karburantet mund të mbeten bosh

11 Mars 2023, 21:50Bota TEMA

Protestë e rafinerive në Francë, karburantet mund të mbeten

Stacionet e karburanteve në Francë mund të mbeten bosh shumë shpejt, pasi punonjësit e rafinerive kanë hyrë në grevë për shkak të reformës së pensionit.

Kështu, punonjësit e rafineris Donjes, në Luar Atlantik votuan për zgjatjen e grevës deri më 16 mars.

Ndërsa sekretari i kompanisë së hidrokarbureve “Total Enerxhis” ka deklaruar se furnizimet me karburante do të tkurren ndjeshëm së shpejti.

Rreth 80 deri në 90 për qind të stafit të rafinerife do të dalin të protestojnë kundër ligjit të qeverisë që e ngre moshën e pensionit në 64 vjeç.

Mbrëmjen e së mërkurës, Senati francez votoi pro rritjes me 2 vjet të moshës së pensionit, me 201 vota pro dhe 115 kundër.

Rritja është pjesë e një reformimi të sistemit francez të pensioneve, që ka qenë në qendër të agjendës politike të presidentit Macron.

Qeveria e tij argumenton se rritja e moshës dhe përforcimi i kritereve për një pension të plotë është jetike për të siguruar që sistemi të mos bjerë ne deficit.

Nga ana tjetër, vendet fqinje të Francës e kanë rritur tashmë moshën e pensionit në 65 vjeç, ose më sipër.

Lini një Përgjigje