Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me presidentin turk Tayyip Erdogan. Sipas asaj që raportojnë mediat ruse, që citojnë Kremlinin, Putin dhe Erdogan diskutuan situatën në Lindjen e Mesme tha Kremlini të premten.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan ranë dakord për nevojën e një “armëpushimi të menjëhershme” në Gjirin Persik.
Të dy liderët theksuan se operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme po shkaktojnë pasoja serioze negative jo vetëm në nivel rajonal, por edhe global.
Presidentët e Rusisë dhe Turqisë shprehën mbështetje për një armëpushim të menjëhershëm dhe zhvillimin e marrëveshjeve kompromisi që marrin parasysh interesat e të gjitha vendeve në rajon.
Putini falënderoi Erdoganin për gatishmërinë e tij për të lehtësuar procesin e negociatave për Ukrainën.
Ata gjithashtu vunë në dukje rëndësinë e koordinimit të hapave mes përpjekjeve të Kievit për të goditur tubacionet e gazit dhe anijet tregtare në Detin e Zi.
Dy HALABAKET e Botes kerkojne "armepushim"!?
Njeri i ka duart e lidhura me Ukrainen dhe nuk din si te del nga kjo lufte kur Ukraina eshte nji arme prodhues dhe pregaditet dhe nuk dote ja fali por edhe ndihmohet indirekt nga perendimi e vetmja qe e shpeton jan armet berthamore por ata jan te ndaluara,kurse tjetri eshte ne probleme me Kurdet dhe me Izraelin e madh qe organizon ne fshehtesi zgjerimin ne bashkepunim meGreqin ku dita dites po izollohet dhe nuk din ne cilen karige te ulet pra bota dote ndryshohet por ku mbetemi neve Shqipetaret jetimat e Evropes qe skemi as forcen as ushtri dhe as miq te vertete ,Nato eshte vetem per interesin e vet dhe jo ti mbroj hajdutet e popullit.