Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë Kinën më 19 dhe 20 maj, njoftoi sot Kremlini.
Gjatë kësaj vizite, e cila do të zhvillohet vetëm pak ditë pas vizitës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus do të diskutojë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, mënyrat për “forcimin e mëtejshëm të partneritetit të gjithanshëm dhe bashkëpunimit strategjik” mes Rusisë dhe Kinës, sipas të njëjtit burim.
Putin dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të shkëmbejnë gjithashtu mendime për çështje të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, shtoi Kremlini në deklaratën e tij.
Putin dhe presidenti kinez janë takuar më shumë se 40 herë gjatë viteve, më së fundi në Pekin në shtatorin e kaluar.
Dy liderët kanë nënshkruar një marrëveshje për një partneritet strategjik “pa kufij” në shkurt të vitit 2022, më pak se tre javë para se Moska të niste operacionin e saj ushtarak në Ukrainë.
Duket po merr fund lufta Rusi-Ukrainë. Shyqyr, një mrekulli për të dy vëndet. Marrëzia ruse për të kthyer perandorinë komuniste u kushtoi shumë të dy popujve. Trump duhet t'i ketë kërkuar presidentit Xi të ndërhyjë te Putin për të rikthyer paqen midis dy vendeve, Rusisë dhe Ukrainës. Është marrëzi që sot të bësh luftë për territore si në mesjetë. Mund të kërkosh trajtim të drejtë dhe njerëzor për pakicat dhe kjo është e mjaftë.