Putini i sëmurë rëndë? Kremlini: Është aq “keq” sa luan hokej

21 Qershor 2022, 19:29Bota TEMA

Putini i sëmurë rëndë? Kremlini: Është aq

Vladimir Putin “po luante hokej” në fundjavë. Ky është sqarimi i dhënë nga Kremlini në përgjigje të pretendimeve të radhës se lideri rus mund të vuajë nga ndonjë sëmundje e rendë dhe se ky fakt po mbahet i fshehtë.

Zëdhënësi i tij Dmitry Peskov tha për NBC News: “Mund t’ju them një gjë që pardje, e di, gjatë pasdites ai ishte duke luajtur hokej. Bëhet fjalë për ditën e djeshme, ai po luante hokej dhe pastaj mendoni vetë për shëndetin e tij. “

Prej kohësh tashmë, sidomos që pas nisjes së luftës në Ukrainë, të shumta janë zërat që sugjerojnë se Vladimir Putin mund të vuajë nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Dyshimet kanë lindur nga sjellje deri diku të pazakonta të presidentit rus. Megjithatë, Peskov i ka quajtur qesharake thashethemet për shëndetin e presidentit dhe disa herë i ke hedhur poshtë.

Zëdhënësi i Putinit, për të mbështetur akoma më tej “versionin e tij”, solli në vëmendje Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg ku Putin foli tre orë e gjysmë, përpara se të merrte pjesë në një panel diskutimi.

1 Komente

  1. R
    Roberto

    Kesaj i thone : Fshati digjet e PUTIN KURVA krihet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje