Koreja e Veriut ka lëshuar atë që konsiderohet si “raketa e ndaluar”. Seuli dhe Tokio theksojnë se raketa balistike ndërkontinentale, e cila qëndroi në qiell për 86 minuta, bëri udhëtimin më të gjatë të regjistruar ndonjëherë, përpara se të binte në ujërat e vendit komunist në lindje.
Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, duke cituar zyrtarë në Korenë e Jugut dhe Japoni, arma e fuqishme u ngjit 7 mijë kilometra lart, gjë e cila nënkupton se do të kishte përshkruar një distancë të konsiderueshme nëse do të lëshohej horizontalisht.
Testimi i raketës në fjalë ka shkelur sanksionet dhe ndalimet e vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe vjen në një kohë kur tensionet me dy koreve ka arritur në një pikë mjaft serioze.
Seuli pati paralajmëruar më herët se Pheniani po përgatiste lëshimin e armës afër zgjedhjeve presidenciale amerikane të 5 nëntorit. Diktatori Kim Jong Un tha pas testimit se kjo “tregon vullnetin e ushtrisë për t’ju përgjigjur” atyre që i konsideron armiq.
“Konfirmoj se nuk do të ndryshojmë linjën tonë të zhvillimit të forcave bërthamore”, nënvizoi lideri i koresë komuniste.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsideruar lëshimin e raketës një “shkelje flagrante të shumë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
“Kjo vetëm sa tregon që Koreja e Veriut vazhdon që të merret me zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe programet e raketave balistike në vend të mirëqenies së popullit të saj”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Menjëherë më pas, forcat ajrore Amerikane dhe ato të Koresë së Jugut zhvilluan një stërvitje me avionë lufte në qiell.
Populli yne ka shprehi popullore:Po shkove gjithnje per myth do e hash ne byth.
Kimi po e kruan si shume sumcen me perendimin. Po e ben si puna e dhise qe kur i kruhet suma, ha buken e bariut.
Kimi m kujto Tarasin
Populli i Korese se Veriut mbetet nje injorant qe demton vehten e tij!
Paska shkelur sanksionet e vendors nga OKB, ku shefi I saj Guterez eshte shpallur “Person non grada “ nga Izreali dhe Ani moter-qire deri me sot nuk ka thene as nje fjale. Raketa e Korese se Veriut eshte leshuar 7 mije km lart amerikanet dhe japonezet kane ngritur avionet luftarake qe fluturojne 1,5 km, bir Selmani nenes ke te qi me pare.
Qi Trampin se ta paska qire mendjen keq fare. Bejeni me radhe
Mendova se stervitjen me avion e kane bere ne det dhe jo ne qiell. Hajde gazetare, hajde.
duken si Shqiperia komuniste qe e genjente mendja se nese do kish lufte do ja dilte ......