VIDEO/ Biden i etiketoi mbështetësit e Trump si ‘plehra’, ja kundërpërgjigjia e republikanit

31 Tetor 2024, 13:37Bota TEMA
VIDEO/ Biden i etiketoi mbështetësit e Trump si ‘plehra’,

Pak ditë pas komenteve të Presidentit Joe Biden, ku ai i etiketoi mbështetësit e Donald Trump si plehra, ka ardhur edhe reagimi i kandidatit republikan.

Teksa zbriste shkallët e avionit të tij privat në Uiskonsin, Trump përshkoi pistën e aeroportit për t’u ngjitur në një kamion mbeturinash, që mbante emrin etij.

“Si iu duket kamioni im i plehrave?” iu drejtuar gazetarëve Trump, ndërsa mbante veshur edhe një jelek portokalli, të ngjashmë me uniformën e punonjësve të pastrimit, mbi kostum. “Kjo është në nder të Kamalas dhe Joe Biden.”

Trump dhe Partia Republikane po përballeshin me kritika, pasi gjatë një prej takimeve të tij elektorale, një komedian e etiketoi Puerto Rikon si një “ishull lundrues mbeturinash”, ndërsa i referohej gjendjes së keqe ekonomike të këtij territor amerikan. Nuk vonoi shummë dhe Biden iu përgjigj me një deklaratë po aq të kritikuar, duke thënë: “Të vetmet plehra që shoh janë mbështetësit e tij”.

Biden u përpoq më pas të sqaronte se deshi të thoshte që demonizimi i komunitetit hispanik nga Trump ishte diçka e papërgjegjshme.

2 Komente

  1. g
    ganiu

    Asnjë koment nga bijtë e Trapit? Si ka mundësi? Nuk e panë gjendjen e shkëlqyer të Trapit? Tre herë prt të kapur direzën e derës së kamionit të tij. Dhe më pas gati për tu përplasur me derën? Dhe ky debil, dhe gjithë bijtë e tij budallenj, shohin vetëm Sleepy Joe? Në moshën e këtij Trapit Biden bënte stërvitje me biçikletë, ky nuk hap dot derën e një kamioni?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trump, never again

      O Gani, trapistat jane dy llojesh: qorra dhe trupeshq. Ti kerkon keto kategori te kene tru per te arsyetuar veprimet e nje kllufi si Trapi?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje