Të paktën një person është vrarë dhe 15 janë plagosur ndër ta dhe 2 fëmijë, nga një sulm me raketa në një klinikë mjekësore në Dnipro në Ukrainën lindore.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi sulmin dhe tha se autoritetet po punonin për të shpëtuar njerëzit që kanë mbetur spitali.
Ai tha se të gjitha autoritetet e nevojshme janë përfshirë në misionin e shpëtimit. Më herët, guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, tha se qyteti u sulmua të enjten mbrëma.
“Ishte një natë shumë e vështirë. Ishte e zhurmshme, armiku nisi një sulm masiv në rajon me raketa dhe dronë. Dnipro ka vuajtur”, tha zoti Lysak.
Ai më vonë konfirmoi se dy fëmijët e plagosur ishin djem të moshës tre dhe gjashtë vjeç. Zelensky postoi një video të ndërtesës së dëmtuar të klinikës që tregonte zjarrfikësit në vendngjarje dhe tymin që dilte nga ndërtesa.
“Terroristët rusë konfirmojnë edhe një herë statusin e tyre të luftëtarëve kundër çdo gjëje njerëzore dhe të ndershme,” tha ai.
Autoritetet ukrainase deklaruan se kanë rrëzuar 17 raketa dhe 31 dronë të lëshuar nga Rusia gjatë natës. Disa dronë dhe raketa goditën objektivat në Dnipro dhe qytetin lindor të Kharkiv, duke përfshirë një depo nafte.
Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj Ukrainës javët e fundit, duke synuar objektet e saj të infrastrukturës përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase.
Ukraina raportohet se goditi dy rajone në jug të Rusisë me një raketë dhe një dron të enjten, por Rusia tha se raketa u rrëzua nga sistemet e saj të mbrojtjes ajrore.
Një shpërthim dëmtoi një ndërtesë banimi dhe zyre në qytetin jugor të Rusisë, Krasnodar, edhe pse nuk dihet se çfarë e shkaktoi atë. Mediat ruse kanë thënë se ishte një sulm me dron.
Dhe nje lajm kot,ruset kane marre bkhmutin qe esht dhe dnipro. Ather I bi qe ruset godasin vetvten. E shtyt rusin NE qoshe,duke e rrethiar me raketa gjoja NE Emer te NATOs ,tani merrni pasojat o marksiste amerikan e europian bashke. E rrenuat ekonomine thuaj ,tani mbani schwabbs,sorros me shoke . Zgjidhja esht e thjesht,pranoni qe ukraina sdo hyj ne NATO e konfliktet merr fund. Ah po harrova amerikanet luftojn per demokraci,si NE Vietnam,kore,Afganistani,libi ,irak pa harruar gjemat ne ameriken latine. Vec politikaneve shqiptaret si inferior qe I puthin bythen cdo te huaji,pranojn te behen koloni ,thjesht per te mbajtur pak.pushtet. Europa e amerika bashk perher na Kan hedh si lecke e na kane copetuat. Ndoshta esht koha te hyjm ne BRICS,se me EU kurre sna duan
Po keta ruset sikur ishin liridhenes dhe jo shkatarrimtar?! Ruset i quanin ukarinasit vellezer. Si ka mundesi qe nuk jane?!