Raketat ruse godasin spitalin, Zelensky: Sulm terrorist në Dnipro, viktima e të plagosur

26 Maj 2023, 17:29Bota TEMA

Raketat ruse godasin spitalin, Zelensky: Sulm terrorist në Dnipro, viktima

Një spital u godit nga raketat ruse në qytetin lindor të Dnipros në Ukrainë me pasojë të paktën 2 të vrarë dhe 23 të plagosur, mes të cilëve dy fëmijë.

Sulme u raportuan edhe në qytet të të tjera, përfshirë K-ievin, por Ukraina tha se kishte rrëzuar shumicën e raketave.

Forcat e Kievit sakaq goditi dy rajone ne jug të Rusisë. Raketat ruse goditën një klinikë mjekësore në qytetin lindor të Dnipros në Ukrainë, duke vrarë të paktën një person e duke plagosur 15 të tjerë, mes të cilëve edhe 2 fëmijë.

Presidenti Volodimir Zelensky konfirmoi sulmin dhe tha se autoritet po punonin për të shpëtuar personat e tjerë në spital.

Zelensky postoi në Twitter një video që tregonte zjarrfikësit në vendngjarje dhe tymin që dilte nga ndërtesa.

“Vetëm një shtet djallëzor mund të luftojë kundër spitaleve. Nuk mund të ketë asnjë qëllim ushtarak për këtë. Është terror i pastër rus. Rusia ka zgjedhur rrugën e së keqes me vullnetin e saj dhe nuk do ta braktisë vetë këtë rrugë. 

Ne duhet ta mposhtim terrorin” më herët guvernatori rajonal, i Dnipros tha se qyteti ishte vënë në shënjestër të një sulmi masiv gjatë natës me raketa dhe dronë,” u shpreh presidenti ukrainas.

1 Komente

  1. M
    Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

    Pallate si ato te Rruges "Muhamet Gjollesha" ne Tirane rrangalle me cati na e paraqesin per spital, qe edhe per WC te vjen turp i pstosh ne foto. U sulmua me shume raketa dhe u vra nje person ........ ?

    Lini një Përgjigje