Raporti i OKB-së: Mbi 3,000 civilë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i luftës

2 Maj 2022, 15:43Bota TEMA

Raporti i OKB-së: Mbi 3,000 civilë kanë humbur jetën në

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) ka njoftuar sot se numri i të vdekurve mes civilëve në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit ka tejkaluar 3,000.

Numri prej 3,153 të vrarëve deri më tani përfaqëson një rritje prej 254 nga e premtja. OHCHR tha se numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë më i lartë, duke përmendur vështirësitë në akses.

Sipas raportit, shumica e civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, të tilla si sulmet me raketa dhe sulmet ajrore.

1 Komente

  1. xhemal

    Ne luften ruso -ukraina Jane vrare 3000 civile e dhimbeshme.mos te harrojme 97qe per dy muaj u vrane 3000 shqipetare te pafajshen nen regjimin e sali hajdutit..nuk ka shume ndryshim mes saliut e putinit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje