Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

18 Mars 2026, 10:20Bota TEMA
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport

Politikani italian Italo Bocchino ka komentuar raportin mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e cilësuar atë si një marrëdhënie të veçantë mes dy vendeve.

Bocchino u shpreh se raporti mes dy liderëve nuk duhet parë përmes ndarjeve politike mes të majtës dhe të djathtës. Sipas tij, kjo marrëdhënie i ngjan asaj të një motre dhe vëllai, duke reflektuar lidhjen e fortë historike dhe njerëzore mes Shqipëria dhe Italia.

“Raporti mes Melonit dhe Ramës nuk mund të gjykohet me etiketa të së majtës apo të së djathtës. Është si raporti i një vëllai dhe motre, pra Shqipëri–Itali,” -u shpreh ai. Bocchino kujtoi gjithashtu momentet e viteve ’90, kur shumë shqiptarë emigruan drejt Italisë pas rënies së regjimit komunist.

“Unë isha fëmijë kur erdhën shqiptarët e parë në Itali. Ne hapëm shtëpitë tona për ta.”, -tha ai, duke theksuar solidaritetin e treguar nga italianët në atë periudhë.

1 Komente

  1. O
    O

    Shqiperi - Itali një raport i bukur! Mendo të bëjnë shqiponjën me duar grekët apo serbët, siç bëjnë italianët... Viva Italia, viva Albania

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje