Reforma e pensioneve, protestuesit "pushtojnë" Harkun e Triumfit

5 Prill 2023, 19:23Bota TEMA

Reforma e pensioneve, protestuesit "pushtojnë" Harkun e Triumfit

Takimi i parë mes përfaqësuesve të sindikatave dhe qeverisë u mbyll pa sukses

Protesta e qytetarëve francezë u zhvendos këtë të mërkurë në Harkun e Triumfit. Rreth pesëdhjetë persona  pushtuan për pak çaste monumentin ikonik në shenjë proteste kundër reformës së pensioneve.

Demonstruesit shpalosën një pankartë gjigante ku shkruhej: “64 është një jo”.

Ky nuk është aksioni i parë i protestuesve, të cilët tashmë kanë pushtuar monumente të ndryshme emblematike të kryeqytetit francez, si muzeu i Luvrit. Protesta vjen pas mbylljes së takimit të parë mes zyrtarëve të qeverisë dhe sindikatave. Por ky takim për përfaqësuesit e sindikatave nuk solli rezultate konkrete.

Pasi të gjithë e thamë fjalën tonë, në fund kërkuam nga kryeministria që të konfirmonte nëse ajo tërhiqej nga kjo reformë, të cilën ne të gjithë po e kërkojmë dhe përgjigja ishte jo.”

Qeveria franceze thotë se është e nevojshme të rritet mosha e pensionit nga 62 në 64 për t’u ruajtur financat në vend, por sindikatat thonë se paratë mund të gjenden në forma të tjera.

3 Komente

  1. L
    LEDHI

    E HENGRI EDHE MAKARONI NE TE SEMES ...........

    Përgjigjjuni
    1. L
      LEDHI

      E HENGRI EDHE MAKARONI NE TE SEMES ...........

      Përgjigjjuni
      1. A
        ATDHEU

        REVOLUCIONI VAZHDON .LUFTA E KLASAVE HERE DO TE ULET DHE HERE DO TE NGRIHET PO KURRE NUK DO TE SHUHET. I JUAJI ENVER

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje