Macron: Kina ka rol të madh në rrugën drejt paqes në Ukrainë

5 Prill 2023, 16:57Bota TEMA

Macron: Kina ka rol të madh në rrugën drejt paqes në

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se Kina ka “rol të madh” në gjetjen e një rruge drejt paqes në Ukrainë, teksa nisi vizitën treditore në Pekin.

Duke folur në një mbledhje të komunitetit francez në Pekin, para takimit me udhëheqësin kinez, Xi Jinping, Macron u shpreh se Franca po kërkon të punojë me Kinën “në këtë përgjegjësi të përbashkët për paqen dhe stabilitetin” në Ukrainë.

Përveç Macronit, në takimin e nesërm me Xi do të marrë pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.Ata pritet të takojnë edhe kryeministrin kinez, Li Qiang, ndërsa mbrëmjen e 6 prillit do të marrin pjesë në një darkë shtetërore.

Diskutimet midis Macron, Xi dhe Von der Leyen do të fokusohen kryesisht në tregti, luftën në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike.

Dje, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, kritikoi Kinën për mbështetjen e Rusisë gjatë kohës së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës dhe e quajti atë “një shkelje flagrante” të angazhimeve të Pekinit ndaj Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa Von der Leyen, e paralajmëroi në fund të marsit Pekinin se qasja e tyre ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia do të jetë faktor vendimtar në formësimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe Evropës.

Edhe pse Pekini thotë se mban qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, vizita e Xi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dy javë më parë dërgoi një mesazh partneriteti mes dy vendeve.

Në vitin 2022, Kina ishte partneri i tretë më i madh i BE-së në eksportet e mallrave dhe partneri më i madh për importet e BE-së.

1 Komente

  1. E
    Erdogan

    Visita e Makronit ne Kine qe nje dite me pare mori leje nga Padroni i Tij biden dhe Van der lejen eshte me qellimin qe Arabia Saudite te mos shkeputet nga Perendimi Hipokrite dhe luftenxites. Loja e poshter e Perendimit d.m.th e Angloamerikaneve kunder Rusise ka filluar qe me zgjerimin e Natos! Perse do duhej te mashtronin Ukrahinen me grushtin e Shtetit ne 2014 dhe ta shkepusnin nga Rusia kur vete Krimeja nuk ka qene kurre e Ukrahines. Krimet e Perendimit ne kurriz te Greqise dhe Epirit (Sot Arnautia) me futjen e Tureqise ne Nato,me pushtimin e pjeses perendimore te saj Kostantinopolin,Smirna,Pontio etj. Si nuk kini turp o kriminele qe jini mosmirenjohes per Greqine dhe lini Turqine te kete per 48 vjet 35000 ushtare si pushtues ne Qipro?Cne gjithe kjo "dashuri" dhe ndihma per Ukrahinen? Sot lejoni Erdoganin per Simbole Historike si Agia Sofia ta ktheje ne Xhami! Kur per nje Pastore Presidenti Tramp i beri presion Erdoganit qe do te shkaterroj ekonomine po nuk e lirove menjehere. Hipokrizia tuaj si "Te krishtere" duket sheshit. Lejoni turqit Islamike te "Luten" per Allahun ne Agia Sofian Greke. Po te ishte tuaja do kishit filluar Luften e Trete. Perse shkaterruat popull si ukrahinasit duke i futur ne lufte civile me nje vegel si Zelenski? Per krimet ne Irak,Liby,Siri etj kush do pergjigjet. Kina i ka bere llogarite zoti Makron.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje