Refuzoi t'i jepte Trumpit shpatën historike, dorëhiqet drejtori i Muzeut Presidencial në Kansas

3 Tetor 2025, 16:10Bota TEMA
Refuzoi t'i jepte Trumpit shpatën historike, dorëhiqet drejtori i

Një kërkesë e papërmbushur e Donald Trumpit detyron drejtorin e Muzeut Presidencial Eisenhower në Kansas, Todd Arrington, të japë dorëheqjen.

Mollë sherri mes tij dhe shefit të Shtëpisë së Bardhë u bë një shpatë e ish-presidentit Dwight Ajzenauer, që ruhet në këtë muze, të cilën Trump ia kërkoi për t’ia dhuruar mbretit Çarls III gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar më 16 deri më 18 shtator.

Drejtori refuzoi kërkesën që nuk i kishte ardhur drejtpërdrejt nga presidenti, por nga njësia e dhuratave për llogari të Departamentit Amerikan të Shtetit. Pas refuzimit, përfaqësues të administratës i kishin vënë ultimatum të dorëhiqej ose do të shkarkohej. Arrington dha dorëheqjen të hënën, por po përpiqet të rikthehet në detyrë duke marrë kontakte me eprorët e tij në Arkivën Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë vizitës, Trump i dhuroi familjes mbretërore një kopje të shpatës së Ajzenauerit. Dyshohet se shpata origjinale e kërkuar nga presidenti është ajo që ish-presidentit amerikan iu dhurua në vitin 1947 nga drejtuesit e qytetit të Londrës, si shpërblim për kontributin e tij si komandant i trupave aleate anglo-amerikane në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

4 Komente

  1. T
    Tani

    Ky nuk eshte gje tjeter vec nje komunist...Kujton se cfare i pelqen mund ta bej prone te tij.Dhe kush i del kunder duhet hequr nga puna.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cajupi

      O Gari, komunistet skishin asgje, smoren asgje ne pronesi per vete, cdo gje qe kishin ishin pronesi shteterore. Informohu para se te komentosh o Gar me zile.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tani

        Ke te drejte o KARI

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tankari

          Tan KARI , ske te drejte o KARI

          Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje