“Reuters”: Turqia dhe Pakistani, “mikpritësit” e mundshëm për bisedimet SHBA-Iran

25 Mars 2026, 16:35Bota TEMA
“Reuters”: Turqia dhe Pakistani, “mikpritësit” e

Pakistani dhe Turqia konsiderohen si dy vendet që mund të jenë “mikpritësit” e bisedimeve SHBA-Iran.

Sipas agjencisë “Reuters”, këto dy vende shihen si më të përshtatshme, ndonëse situata është ende e paqartë, dhe mundësitë që Teherani të marrë pjesë apo të marrë në konsideratë nisma diplomatike janë të pakta.

Siç shkruan "Reuters", Turqia po kontribuon në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.

Në të njëjtën kohë, çmimet e naftës ranë dhe tregjet ndërkombëtare u rimëkëmbën pas informacionit se SHBA-të i dërguan planin 15-pikësh Iranit , ndërsa investitorët shpresojnë për një fund të luftës që ka zgjatur pothuajse katër javë, e cila ka lënë mijëra viktima dhe ka trazuar tregun global të energjisë.

1 Komente

  1. I
    Igor

    Te gjith bejn kurse dicka te ndihmojn por ne kete kohe krize askush nuk doli ta ndihmoj Iranin nga fashistet Amerikan dhe Izraelit vriten njeri me tjetrin por nuk guxojn as ta kritikojn ne ket lufte ilegale ,kur Rusia sulmoj Ukrainen e gjith bota u cua ne kembe kurse tani edhe jan ne gjengje ta fajesojn Iranin i vetmi bure nga Evropa doli Kryeministri i Spanjes bravo i qofte qe kritikoj haptas Trumpin dhe Netanjahun te tjeret jan me dy ftyra dhe shpresoj qe te fitoj Irani.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje