Rezolutë për të dënuar ligjvënësin që ndërpreu fjalën e Donald Trump

6 Mars 2025, 22:10Bota TEMA
Rezolutë për të dënuar ligjvënësin që

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një rezolutë për të dënuar sjelljen e ligjvënësit demokrat Al Green, i cili ndërpreu fjalimin e Presidentit Donald Trump përpara Kongresit .

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson urdhëroi largimin e ligjvënësit Green nga salla plenare gjatë pjesës së parë të fjalimit të Presidentit Trump mbrëmjen e së martës. Ligjvënësi Green u ngrit në këmbë dhe protestoi me zë të lartë, pasi Presidenti Trump tha se zgjedhjet e 5 nëntorit i kishin dhënë një mandat të gjerë.

“Nuk ke mandat”, tha ligjvënësi nga Teksasi i cili nuk u ndal edhe pasi Kryetari Johnson i tha të ulej.

Ligjvënësit republikanë vepruan me shpejtësi për ta dënuar veprimin e ligjvënësit Green, nëpërmjet hartimit të një rezolute që mbetet si një dokument zyrtar për sjelljen e kolegut të tyre. Kur miratohet një rezolutë e tillë me votat e shumicës, ligjvënësit në fjalë i kërkohet të qëndrojë në mesin e sallës plenare, ndërsa drejtuesi i seancës i lexon rezolutën.

Votimi për rezolutën ishte përgjithësisht sipas linjave partiake, me 224 vota pro dhe 198 kundër.

Ligjvënësi Green, tashmë në mandatin e tij të 11-të, nuk u pendua të mërkurën kur shpjegoi veprimet e tij. Përpara se të fliste në mbrojtje të tij nga salla e Dhomës së Përfaqësuesve, ai kaloi në anën republikane të Dhomës së Përfaqësuesve dhe i shtrëngoi dorën ligjvënësit Dan Newhouse që hartoi rezolutën. Ligjvënësi Green tha se nuk fajëson Kryetarin Johnson ose ata që e kishin shoqëruar jashtë sallës.

"Miq, do ta bëja përsëri", tha ligjvënësi Green.

Ai i shpjegoi veprimet e tij duke thënë se Presidenti Trump kishte thënë se kishte fituar një mandat nga votuesit. Por ligjvënësi Green tha se Presidenti Trump nuk ka një mandat për të shkurtuar programin e sigurimit shëndetësor Medicaid, program tek i cili mbështeten shumë nga votuesit e tij.

“Është çështje parimore. Është çështje ndërgjegjeje”, tha ligjvënësi Green. “Ka njerëz që vuajnë në këtë vend sepse nuk kanë siguracion shëndetësor”.

Presidenti Trump ishte shprehur javën e kaluar kur u pyet për programin federal të siguracionit shëndetësor se: “Nuk do ta prekim”.

2 Komente

  1. a
    american22al

    Ky eshte shtet , ku cdo njeri eshte i barabarte perpara ligjit, dhe ata qe bejne ligje pergjigjen per akte te palejueshme , jo si tek talebanet shqipetare qe deputetet e konsiderojne vehten GOD... Te behet nje ligj i njenjte edhe ne Shqiperi qe ne raste te tilla te fluturon jashte parlamentit dhe te penalizohen..keto ndyresira rrugace , hajdute, kriminele dhe antishqipetare..

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      Do vije dita qe do behen studime mbi menyren e sjelljes shie trampianeve. 100 minuta fjalim dhe trampianet e duartrokiten mbi 100 here gangsterin duke u ngritur edhe mbi 100 here nga karriget . Skena te tilla i shohim vetem ne Korene e Veriut dhe ne Rusi dy vende te preferuara nga kuqua per kultin e individit. U habiten dhe kinezet . E paci me jete dhe gezojini keto 4 vite se do kalojne shpejte ....... nqfts arrin ne fund te mandatit.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema