Rite magjike liderit rus me lakuriqë nate dhe kafka, Rusia dënon me burg “shtrigën” e Putinit

9 Nëntor 2025, 18:50Bota TEMA
Rite magjike liderit rus me lakuriqë nate dhe kafka, Rusia dënon me

Në Rusi, njihej si drejtuese e ritualeve magjike pro-Putin, por ky fakt nuk e shpëtoi nga telashet ligjore.

Referuar zyrës së prokurorit të Moskës, “shtriga” mbështetëse e presidentit rus u demaskua para drejtësisë nga libri me titull: “Emri im është Polyn”.

Sipas gjyqtarëve në gjykatën e Moskës, mes viteve 2020 e 2023, “shtriga” pro-Putin shkroi librin që synonte të nxiste urrejtje, të poshtëronte dinjitetin e klerit ortodoks e të kërcënonte e nxiste dhunën kundër këtyre individëve.

Gjykata arriti në këto përfundime pas një analize të plotë psikologjike, gjuhësore dhe fetare mjeko-ligjore. 200 kopje të veprës u printuan e më pas dolën në shitje në online.

Lidhur me këtë rast, Polyn u arrestua në qershor të vitit të kaluar. Në atë kohë, policia ruse i sekuestroi lakuriq nate të mumifikuar, kama rituali, kafka, si dhe një altar.

Gjatë gjyqit, gruaja magjistare “pranoi plotësisht përgjegjësinë për akuzat”, siç shpjegoi më vonë zyra e prokurorit rajonal të Moskës.

2 Komente

  1. I
    Ing.

    çjane keto profka qe informon o zoti Mero,apo do te argetosh budallejte me histori imagjinare.

    Përgjigjjuni
    1. o
      or taj...

      O shoku, Mero Gelbaza eshte per tu mumifikuar qe do te sherbeje per te trembur lakuriqet e nates.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje