Orban: Arrita marrëveshje me Trump, do zëvendësojmë çdo para nga Brukseli

9 Nëntor 2025, 15:03Bota TEMA
Orban: Arrita marrëveshje me Trump, do zëvendësojmë

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se arriti një marrëveshje me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbi mburojën mbrojtëse financiare.

“Mund të themi gjithashtu se me këtë marrëveshje kemi mundësi financimi pothuajse të pakufizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilat mund të zëvendësojmë çdo para nga Brukseli”, tha Orban dje, raporton Hirado.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë fluturimit nga Uashingtoni në Budapest, pas takimit me Trump në Shtëpinë e Bardhë, ai theksoi se nëse Hungaria ose sistemi i saj financiar do të ekspozoheshin ndaj ndonjë sulmi të jashtëm, amerikanët dhanë fjalën se do të mbronin stabilitetin financiar të Hungarisë në çdo rast të tillë.

“Kjo është shumë e rëndësishme, sepse nëse Hungaria do të ishte shënjestër e një sulmi spekulativ ose të motivuar politikisht, ajo mund të mbështetet në mburojën mbrojtëse financiare amerikane. Kështu e planifikoj unë të ardhmen. Mirëmëngjes, Bruksel”, tha Orbán.

Orbán theksoi se mund të thuhet se Hungaria ka mundësi pothuajse të pakufizuara financimi në SHBA, me të cilat mund të zëvendësojë çdo para nga Brukseli.

“Prandaj, Hungaria nuk ka pse të heqë dorë nga projekte të mëdha ekonomike me rëndësi kombëtare-strategjike vetëm sepse na duhen dy ose tre vjet të tjerë nga Brukseli për të marrë çdo para”, shtoi ai.

2 Komente

  1. K
    Kanina

    Hallall ta befte zoti.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      ta tha TACO??asqë diskutohet që do jesh i sigurtë për dy javët e ardhme!!më pas!?një zot e di!!ndoshta do jetë duke dremitur a do thotë "nuk merrem me kadunde si hunguraja"!!ndoshta as emrin e hungarisë nuk do ta mbajë mënd!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje