Rreth 9 milionë njerëz vdiqën, Kroacia e njeh Holodomorin si gjenocid

28 Qershor 2023, 14:12Bota TEMA

Rreth 9 milionë njerëz vdiqën, Kroacia e njeh Holodomorin si

Parlamenti i Kroacisë votoi të mërkurën për njohjen e Holodomorit si gjenocid.

Ky term nënkupton vdekjen e miliona njerëzve në Ukrainë në vitet 1930, nën udhëheqësin sovjetik, Joseph Stalin.

Regjimi i tij krijoi artificialisht uri, që preku popullsinë e Ukrainës sovjetike, të Kaukazit të Veriut dhe të zonës përreth rrjedhës së poshtme të lumit Vollga, midis viteve 1932 dhe 1933.

Vlerësohet se deri në 9 milionë njerëz vdiqën si rezultat i ekzekutimeve, dëbimeve dhe urisë gjatë Holodomorit.

Më e goditura ishte Ukraina, si zona më pjellore bujqësore e Bashkimit Sovjetik.

Me deklaratën e miratuar, Parlamenti kroat tha se e njeh Holodomorin si gjenocid kundër popullit ukrainas.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e falënderoi Kroacinë për këtë veprim.

“Bota nuk do t’i pranojë kurrë krimet e Kremlinit - as të shkuarat, as të tashmet”, shkroi Zelensky në Twitter.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shprehu po ashtu mirënjohje për Kroacinë, duke thënë se “njohja globale e gjenocidit të Holodomorit” vazhdon të rritet me shpejtësi.

Ai shtoi se 27 vende e njohin urinë si gjenocid.

Viktimat e Holodomorit përkujtohen në Ukrainë dhe në mbarë botën çdo vit, në të shtunën e katërt të nëntorit./ REL

4 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Edhe Shqiperia duhet ta beje,nese akoma se ka bere.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Llapi

      Shume mire Kuvendi i Kroacise.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdhni se liroheni.

        Merren me gjenacidet e viteve '30 te shekullit te kaluar dhe nuk merren me gjenocidet e sotme qe ka sot ne cdo cep te Botes.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gostivari

          Duheshka të harrohet gjithë ky gjenocid dhe gjenocidi serb në Bosnjë e Dardani, se në cdo cep bëheshka gjenocid dhe le të bëhet, sipas PS, se janë shumë e vështirësi administrative iu dalin juve përbindëshave PP

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje