Rriten tensionet, Rusia akuzon Norvegjinë për bllokimin e hyrjes në arkipelagun Svalbard. Kërcënon me hakmarrje

29 Qershor 2022, 18:48Bota TEMA

Rriten tensionet, Rusia akuzon Norvegjinë për bllokimin e hyrjes

Kufizimet e vendosura nga Norvegjia pengojnë transferimin e mallrave në vendbanimet me popullsi ruse në arkipelagun Svalbard, tha Ministria e Jashtme ruse, duke paralajmëruar Oslon se do të përballet me pasoja nëse çështja nuk zgjidhet.

Svalbard, ose Ishujt Spitzberg, ndodhet në Oqeanin Arktik, në veri të Evropës kontinentale, midis Norvegjisë dhe Polit të Veriut. Ai përbëhet nga një grup prej 11 ishujsh kryesorë.

Arkipelagu është pjesë e Norvegjisë, megjithëse Rusia ka të drejtë të shfrytëzojë burimet natyrore të arkipelagut sipas një traktati të nënshkruar në 1920.

Moska ka një prani diplomatike në Barenburg, ku elementi rus - si dhe ai ukrainas - është i fortë.

1 Komente

  1. M
    Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

    Norvegjezdet po e kruajne me gjethe fiku apo me qeremake te thyer nga ato te pocerise se Kavajes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje