Në fjalimin që mbajti në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Sekretari Amerikan i Shtetit u përpoq të qetësonte aleatët evropianë, si dhe t’i siguronte ata për lidhjet me SHBA-në, që do të vijojnë të jenë të forta në të ardhmen, por ndërkohë vuri në dukje se Uashingtoni dëshironte të rivitalizonte aleancën transatlantike.
“Nuk duam të ndahemi, por të rivitalizojmë një miqësi të vjetër dhe të rinovojmë civilizimin më të madh në historinë njerëzore. Fati ynë është dhe do të jetë gjithmonë i ndërlidhur me tuajin, pasi e dimë që fati i Evropës nuk do të jetë kurrë i parëndësishëm për sigurinë tonë kombëtare”, tha ai.
Ndërsa theksoi se Evropa dhe Uashingtoni i përkasin njëri-tjetrit dhe se nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, SHBA synonte përtëritjen dhe rindërtimin e globit, Sekretari Amerikan i Shtetit theksoi se SHBA dëshironte që Evropa të ishte e fortë, në mënyrë që të mbronte veten.
“Nuk duam aleatë që janë të dobët. Duam një Evropë që mund të mbrojë veten, në mënyrë që asnjë armik yni të mos tundohet ndonjëherë të vërë në provë fuqinë tonë kolektive”, u shpreh Marco Rubio.
Për sa i përket luftës në Ukrainë, çështje për të cilën u pyet nga gazetarët, sekretari amerikan i Shtetit u shpreh se administrata Trump do të vijonte përpjekjet për arritjen e paqes në vendin në luftë me Rusinë, por ndërkohë nënvizoi se nuk e dinte nëse Rusia ishte serioze për sa i përket dhënies fund të luftës.
Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut fjalim mbajti edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili u prit me duartrokitje dhe ovacione në sallë.
Në fjalën e tij, Zelenski u shpreh skeptik se Putin mund të hiqte dorë nga lufta.
“Asnjë ukrainas nuk e beson se Putin do t’i lërë njerëzit të shkojnë, por ai nuk do t’i lërë as kombet evropiane të qeta, sepse nuk mund të heqë dorë nga ideja e luftës. Veten e sheh si car, por në të vërtetë është skllav i luftës”, tha Zelenski.
aleate ka te dobet dhe te Forte....dhe ne themelin e Aleances..Jane Interesat e Perbashketa....z.Rubio duket Fillestare ne Diplomaci dhe Vizjon Diplomatike.
Ky thot kështu po trampi mendon ndryshe
E keni humbur besimin tek evropianët, nuk jeni më të besueshëm ,siç ju thashë zoti Mertz se rendi i vjetër botërorë ka vdekur dhe bashkë me të edhe besimi si aleat tek Amerika dhe e gjithë kjo në saje të Trumpit . Shumë shpejt evropianët do të kujdeset vetë për vete dhe nuk do të kenë me nevojë per ju,dhe bashkë me të edhe të gjitha bazat tuaja do të mbyllen në Evropë Kush mbjellë erën korrë furtunë dhe sapo keni filluar të korrni atë që keni mbjellë