Rubio: Rodriguez nuk është presidente legjitime e Venezuelës

4 Janar 2026, 17:50Bota TEMA

Rubio: Rodriguez nuk është presidente legjitime e Venezuelës

Qeveria e SHBA ka ndryshuar menjëherë qëndrim mbi zv.presidenten e Venezuelës, të cilën Trump tha dje se po negociohet.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio deklaroi sot se Presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez nuk është "presidente legjitime e Venezuelës" dhe Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë regjimin aktual legjitim. Në një nga intervistat e tij televizive, Rubio shpjegoi se e kupton që ka njerëz në Venezuelë sot "që në të vërtetë mund të sjellin ndryshime". Por ai sqaroi se kjo është e ndryshme nga njohja e legjitimitetit të qeverisë venezueliane, e cila do të vijë nga një periudhë tranzicioni dhe një zgjedhje.

Ndërkaq, zv.presidenti J.D Vance ka folur edhe për naftën. "Shoh shumë kritika për naftën. Rreth 20 vjet më parë, Venezuela shpronësoi pronat amerikane të naftës dhe i përdori ato deri vonë për t'u pasuruar dhe për të financuar aktivitetet e trafikut të drogës. E kuptoj ankthin për përdorimin e forcës ushtarake, por a duhet të lejojmë që një komunist të vjedhë asetet tona në hemisferën tonë pa bërë asgjë? Fuqitë e mëdha nuk e bëjnë këtë.", tha Vance, duke iu përgjigjur gjithashtu, në X, kritikave të atyre që pohojnë se operacioni në Venezuelë nuk ka të bëjë fare me drogën, sepse fentanili vjen nga diku tjetër. Fentanili "nuk është e vetmja drogë në botë, dhe ekziston fentanili që vjen nga Venezuela. Kokaina është droga kryesore e trafikuar" nga vendi, theksoi Vance.

4 Komente

  1. t
    trushplarët

    J Vance qënka më hajvan se tabori i trushplareve të shqiprisë që gjithçka që nuk u pëlqen në botë apo në vend e lidhin idiotësisht me komunizmin. Nuk ka asnjë lidhje mez komunizmin një i koruptuar si Maduro

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ??

      Po pse komunista? Janë burra të mirë? Apo sistemi komunist ështe një sistem i mirë si pasë tej? Komunizm ështe komplet një sistem i korruptumë ështe një sistem që udhëhiqët nga barbaret në shumicën e rasteve nga njerzë të pa shkollumë, siç kishim ne Koçë Xhozën kyminister me 4 klase shkolle, që për zanat ishte teneçxhi. Apo Enver Hoxha, një ngeles si mësusë frangjishtje, që ishte veç shitës cigaresh. Komunista i vrisin atë që kishin pasurie dhe ja merrin dhe pastaj i quani kulake, komunista mirë që të vjedhin por komunista barbar edhe të vrasin, si kështue të gjith komunista janë hajdut në vetvetën e tyrë.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Paul.Tuci

      Legjitime eshte vetem kur e pranon USA . Biles edhe po te mos votohet fare nga venezuelanet , por te jete peron i " pranueshem" per USA , eshte 100% legjitim.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Km

        Edhe Bin Laden in Ne Afganistan SHBA e dergoi. Atehere ishte I mire. Dhe kur qeni doli nga zinxhiri, u be terrorist. Keshtu edhe ISIS, nga amerikanet u krijua.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje