Rusët votojnë në zgjedhjet lokale dhe ato rajonale, të parat që nga nisja e luftës

11 Shtator 2022, 16:40Bota TEMA

Rusët votojnë në zgjedhjet lokale dhe ato rajonale, të parat

Rusët janë duke votuar të dielën në zgjedhjet lokale dhe ato rajonale ku do të zgjedhin guvernatorët dhe ligjvënësit lokalë.

Këto janë zgjedhjet e para që mbahen në Rusi, prej nisjes së luftës në Ukrainë shtatë muaj më parë.

Rezultati i zgjedhjeve të 11 shtatorit nuk pritet të përbëjë dallim me situatën aktuale. Kjo pasi lufta është përmendur vetëm në disa raste të izoluara përgjatë fushatës.

Banorëve të Moskës u është mundësuar votimi prej 9 shtatorit për të zgjedhur anëtarët e 125 këshillave rajonalë.

Para nisjes së luftës në Ukrainë, Kremlini ka shtypur partitë e pavarura opozitare dhe grupet civile për qeverisje të mirë.

Kandidatët e Rusisë së Bashkuar pritet të fitojnë shumicën e rajoneve.

Lini një Përgjigje