Rusia paralajmëron NATO-n: Çdo mjet që transporton armë në Ukrainë do të shkatërrohet

4 Maj 2022, 12:25Bota TEMA

Rusia paralajmëron NATO-n: Çdo mjet që transporton armë

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu sapo ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj NATO-s kundër dërgimit të ndihmës ushtarake në Ukrainë.

“Ne do ta shohim çdo mjet transporti të NATO-s që arrin në territorin e vendit që mban armë ose pajisje për ushtrinë ukrainase si një objektiv legjitim për shkatërrim“, thotë ai, i cituar nga media shtetërore ruse.


Ai akuzon NATO-n dhe aleatët se po vazhdojnë të “pompojnë Ukrainën plot me armë”. SHBA dhe shtete të tjera perëndimore kanë armatosur Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus. Më e fundit ishte Britania e Madhe, e cila të martën njoftoi pajisje me vlerë 376 milion dollarë.

Lini një Përgjigje