Rusia paralajmëron NATO-n: Nëse na cënoni do të përdorim armë bërthamore

24 Mars 2022, 14:42Bota TEMA

Rusia paralajmëron NATO-n: Nëse na cënoni do të

“Rusia do të përdorë armë bërthamore nëse do të cënohet,”tha zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, sipas la repubblica.

Dmitry Polyanskiy, një nga diplomatët më të shquar rusë në SHBA, foli për Sky News pas deklaratës së  zëdhënësit të Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, se Kremlini mund të vendosë të përdorë armë bërthamore nëse do të përballet me një kërcënim ” ekzistencial”.

“Nëse Rusia provokohet apo sulmohet nga NATO, ne do të përdorim armë bërthamore.Unë nuk mendoj se kjo është zgjidhja e duhur. Por nuk është as gjëja e  duhur të kërcënosh Rusinë dhe të përpiqesh të ndërhysh. Pra, kur ke të bësh me një fuqi bërthamore, duhet të llogaritësh të gjitha pasojat e mundshme,” tha Polyansky.

2 Komente

  1. B
    Bardhi

    Kjo nuk tregon force.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram Berisha

      Nganjehere ajo shprehja "budallait hapi rruge" eshte pa kuptim.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje