
Zyrtarët ukrainas dhe britanikë deklaruan të shtunën se forcat ruse po mbështeten në armët që kanë potencial për të shkaktuar viktima masive, teksa përpiqen të pushtojnë Ukrainën lindore.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se bombarduesit rusë mund të kenë lëshuar në Ukrainë, raketa të rënda kundër anijeve, që u përkasin vitit 1960.
Raketat Kh-22 u krijuan kryesisht për të shkatërruar aeroplanmbajtëset duke përdorur një kokë bërthamore, raporton Euronews.
Ministria deklaroi se përdorimi i raketave në sulmet tokësore me koka luftarake konvencionale janë shumë të pasakta dhe për këtë arsye mund të shkaktojnë dëme të rënda kolaterale dhe viktima.
Të dyja palët kanë shpenzuar sasi të mëdha armësh e cila është shndërruar në një luftë për rajonin lindor të minierave dhe fabrikave të qymyrit të njohura si Donbas, duke vendosur tendosje të mëdha në burimet dhe rezervat e tyre.
Ministria Britanike deklaroi se Rusia mund të përdorë raketa kundër anijeve në mungesë të raketave moderne të cilat janë të sakta.
Edhe krimi në Shqipëri armën e epokës sovjetike kalashnikov përdor, por dhe ato ashtu si raketat kh-22 janë krijuar për të vrarë dhe fatkeqësisht vrasin shumë.