Rusia ringre folenë e spiunëve në Vjenë, ja si përgjohet Europa

18 Mars 2026, 13:37Bota TEMA
Rusia ringre folenë e spiunëve në Vjenë, ja si

Vjena, për dekada me radhë gjatë Luftës së Ftohtë, ishte një nga qendrat kryesore të spiunazhit ndërkombëtar. Sot, ky rol duket se është rikthyer, por me një formë të re: jo më përmes agjentëve njerëzorë, por përmes teknologjisë së avancuar, raporton “La Repubblica”. Në çatitë e ambasadës ruse dhe ndërtesave të tjera të lidhura me Moskën në kryeqytetin austriak, janë vendosur antena satelitore që shërbejnë për përgjim.

Sipas raportimeve dhe hetimeve të specialistëve të pavarur, këto antena janë të orientuara në drejtime strategjike dhe të lidhura me disa satelitë, duke mundësuar interceptimin e komunikimeve në pjesë të mëdha të Europës dhe deri në Lindjen e Mesme. Kompleksi diplomatik rus në Vjenë, i ndërtuar në vitin 1983, është ndër më të mëdhenjtë në Europë dhe strehon qindra persona, ku një pjesë e konsiderueshme dyshohet të jenë agjentë të fshehtë.

Edhe pse Austria është pjesë e Bashkimit Europian që nga viti 1995, ajo nuk është anëtare e NATO-s dhe ruan një traditë neutraliteti. Kjo e bën vendin një terren të përshtatshëm për aktivitete të inteligjencës. 

2 Komente

  1. K
    Kapterri

    Ambasadat sihen qe jane qendra spiunazhi.Pse vendet e tjera nuk kane keshtu mrrokllash?Kina,Usa,Anglia,Franca,Izraeli etj etj,i kane plot ambasadat me aparatura pergjimi.Kjo pune dihet.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk perben lajm kjo...

      Vjena eshte akoma qendra e diplomacise klasike, orandaj kuptohet qe eshte edhe qender e rendesishme spiunazhi. Cfare te keqe ka kur te gjithe veprojne njesoj?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje