Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pam Bondi, është thirrur zyrtarisht nga Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve për të dëshmuar mbi menaxhimin e hetimit ndaj pedofilit të ndjerë Jeffrey Epstein dhe publikimin e dokumenteve të tij.
Urdhri për paraqitje në gjykatë, lëshuar më 17 mars 2026 nga kryetari i komitetit James Comer, kërkon që Bondi të paraqitet më 14 prill për të dhënë dëshmi nën betim, duke sqaruar nëse Departamenti i Drejtësisë ka respektuar detyrimet e Ligjit për Transparencën e Dosjeve të Epsteinit dhe për të hetuar “keq‑menaxhimin e mundshëm” të dokumenteve dhe informacioneve, lidhur me Epstein dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ligjvënësit kanë shprehur shqetësim të madh për mënyrën sesi janë publikuar miliona faqe dokumente, duke përfshirë gabime serioze në redaktimin e emrave të viktimave dhe mbrojtjen e të dhënave të caktuara, që mund të ekspozonin persona të tjerë të lidhur me hetimin. Kritikat vijnë nga të dyja partitë, duke reflektuar presionin publik për më shumë transparencë dhe drejtësi për viktimat.
Ky veprim i Kongresit vjen pas miratimit të Ligjit për Transparencën e Dosjeve të Epsteinit në fund të vitit 2025 dhe nënshkrimit të tij nga Presidenti Donald Trump, një ligj që detyronte Departamentin e Drejtësisë të publikonte të gjitha dokumentet e hetimeve mbi Epstein dhe rrjetin e tij. Megjithatë, shumë ligjvënës akuzojnë Prokuroren për redaktime të tepruara dhe mbrojtje të individëve me ndikim, duke mos zbuluar të dhëna të plota për publikun.
Departamenti i Drejtësisë ka cilësuar thirrjen si “krejtësisht të tepërt”, duke theksuar se ligjvënësit kanë pasur mundësi të shohin dokumentet pa redaktim dhe se Bondi ka qenë gjithmonë e gatshme të japë informacione. Por Komiteti insiston në praninë e saj për dëshminë, për të siguruar transparencë të plotë dhe për të marrë përgjegjësitë mbi menaxhimin e hetimeve.
Nëse do jape dëshminë, Bondi do t’i bashkohet një liste të figurave të profilit të lartë që janë thirrur përpara Komitetit, teksa janë marrë më herët dëshmitë e Bill Clinton dhe Hillary Clinton, duke hapur një fazë të re hetimesh mbi menaxhimin e dokumenteve dhe përgjegjësitë e departamenteve qeveritare në lidhje me skandalin Epstein. Ky zhvillim përbën një moment kyç në përpjekjet e Kongresit për të zbardhur rrjetin e Epstein./BBC/
E mo, ligjvënësi thërret në një raport kontrolli shpjegues (ushtron kontroll spjegues) për transparencën dhe për të marrë përgjegjësi të plotë për menaxhimin e hatimeve! Pra ligjvënësi "akuzon" prokurorinë, kujdes(!) Dhe, me gjithë cilësimin nga ana e prokurorisë si një "kërkesë e tepërt" (jo si një ndërhyrje në drejtësi, se ajo dihet: legjislativi e kontrollon gjyqësorin, aq më shumë prokurorin), me këmbënguljen e legjislativit, prokurori do të dëshmojë nën betim para komisionit ligjvënës; pra do të gjykohet! - Besoj e kuptueshme për ç'ndodh tek ne me megalomaninë e organeve hetimore, që nuk janë pushtet mbi pushtetet me kompetenca të pakufizuara dhe as organe të drejtësidhënjes, por vetëm palë në hetim, siç është i pandehuri bashkë me avokatin mbrojtës në krahun tjetër para gjykatës. Pra "Komisioni" i Kongresit (Pralamrntit, tek ne), e thërret prokurorin, pa u quajtur ndërhyrje në pavarësi. E përsëris: prokurori është i detyruar të paraqitet e të japë spjegime nën betim, dmth të gjykohet! Ky është, në thelb, kuptimi i abstraguar i kësaj ngjarje, krejt ndryshe nga ç'ndodh tek ne, që qëllimisht ngatërrohen kompetencat dhe të drejtat e organeve shtetërore ligjvënëse, ligjzbatuese dhe ligjdhënëse; hollësirat i dinë specialistët e fushës.
I therasin te gjith vetem peshkun e madh e lene te lire dhe ja pranojn genjeshtrat po te kishte transparenc ne kongres duheshte Trumpin ta shpallin non aktiv drisa te fundon hetimi .
deri sa të përfundojë hetimi idiot,jo "drisa te fundon hetimi"!ti as filloren nuk ke mbaruar o gomar!!