Rusia thyen akullin, për herë të parë nga nisja e luftës Lavrov do të vizitojë një shtet të BE

1 Nëntor 2024, 18:02Bota TEMA
Rusia thyen akullin, për herë të parë nga nisja e

Për të parën herë që nga nisja e luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov do të vizitojë një vend të Bashkimit Europian muajin e ardhshëm.

Sipas medias ruse Vedomosti, më 5 dhe 6 dhjetor, kryediplomati i Moskës do të vizitojë Maltën për të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së.

Është zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova ajo që ka konfirmuar për Vedoimosti udhëtimin e Lavrov për në ishull, ndërsa Ambasada e Maltës në Rusi tha se ftesat për takimin e 5 dhe 6 dhjetorit "do t'u dërgohen të gjitha delegacioneve të OSBE-së në kohën e duhur".

Teksa Brukseli ka vendosur sanksione ndaj Lavrov për rolin e tij në luftë, unioni nuk mori guximin të vendoste një ndalim udhëtimi për shefin e diplomacisë ruse, duke kërkuar të linte të hapur një kanal komunikimi me të.

Hera e fundit që Lavrov vizitoi një vend të BE-së ishte për çudi një udhëtim në Stokholm, po për një mbledhje të OSBE-së në dhjetor 2021, ku ai u takua edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Kujtojmë se në vitin 2023, Lavrov udhëtoi për në Maqedoninë e Veriut për një  takim ministror të OSBE-së, pasi Bullgaria dha lejen që avioni i tij të kalonte hapësirën e saj ajrore gjatë rrugës për në Shkup.

Vendimi i Sofjes zyrtare ngjalli kritika nga Kievi, me disa vende, duke përfshirë Ukrainën, Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë që zgjodhën të bojkotojnë takimin për shkak të pjesëmarrjes së Lavrov.

5 Komente

  1. E
    Evropa Kurva Plake me pamjen e shalethates Von Der

    O Mero nuk po e thyen akullin Rusia, por BE qe po e lejon me kenaqesi Ministrin e Jashtem rus Lavrov te "vizitoj" per pune nje nje vend te BE, si gjithnje Evropi pra BE e dredh si kurve dhe po behet me te fortin.

    Përgjigjjuni
    1. s
      selam salaria

      rusia qenka me i forti me demek ore kokerr kari?

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Huj e ka avrupa,nuk është hera e parë!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fak Rusia

          Me te fortin e bythes? Nje shtet kurve qe nuk mindi dot as Ukrainen. Ju qifte Putini shkerdhata filo ruse

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zyli

          Fuck him

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje